Nëse Rama nuk ikën, qytetarët duhet ta heqin

Berisha, thirrje SHBA: Na ndihmoni ndaj mafies Soros

-Sa i takon kërkesës për qeveri teknike a mendoni se krijoni një precedent që disa muaj para zgjedhjeve çdo parti të kërkojë qeveri teknike?
Mund të them diçka lidhur me këtë. Ju garantoj se situata me mediat, po të heqësh portale është e njëjtë me vitin më të keq të pluralizmit në Shqipëri. Para dy javësh, kisha në takim dy ambasadorë. Dhe u them ju i dini të gjitha kriteret e Kopenhagenit për zgjedhjet, por po ndalem tek njëri, që janë mediat. I pyeta nëse e shihnin kund liderin e opozitës në media. Po flas dhe për mediat kombëtare që kanë shtrirjen më të madhe në hapësirë. Pra, spo flas vetëm për ju. Për hir të së vërtetës, njëri tha po ke të drejtë, tjetri tha se do ta vëzhgonte. Pra, sot ke një opozitë të censuruar në mënyrë absolute. A e dini që Edi Rama ndërhyn në çdo lajm që jepet. Ka qenë një ambasador tjetër amerikan, Arvizu, dhe të gjithë e kujtojnë deklaratën e tij se ç’i pati thënë Ramës. I tha se t’i thua se mediat i kontrollon Berisha, por ne na rezulton se 80% e mediave në Shqipëri kontrollohen nga ti. Dhe ata e kishin me matje. Kam një dokument këtu. Ky që shihni është një formular, formulari nr. 2. Këtu shkruhet “patronazhist”, institucioni ku punon, familja etj., rrethi shoqëror, emri patronazhistit me personin, pra formular për zgjedhjet për votat. Garda është shndërruar në polici sekrete. Çdo punonjës Garde quhet në këtë formular “Patronazhist”, pra çdo punonjës do të ketë në patronazh një listë të tërë personash. Pra, pasi kategoria e parë e patronazhistit ishte rrethi familjar, kategoria e dytë ishte rrethi shoqëror, shok-mik-koleg-pune. Kategoria e tretë ishte komshi-banor pallati apo lagje që ai njeh. Këto janë zgjedhjet që përgatit ky kryebandit. Këtë formular ja ka shpërndarë Policisë së Shtetit, ja ka shpërndarë Arsimit. Gjëja e fundit që do  të bënte është të nxijë zgjedhjet. Por ky bandit që sillet në këtë mënyrë…Unë kam votuar dhe në diktaturë, ishte frika ajo që na detyronte të jepnim votën. Po kaq terror sa bën ky unë skam parë. Atëherë, a do votojmë apo nuk do votojmë? Ky ishte për Gardën, por kam këtu dhe formularët e arsimit me të gjithë arsimtarët në listë se si kanë marrë detyrat.
Ajo që ndërton me paratë e krimit vilën (Nikolla), dhe që unë botova fotografitë, e që as një media nuk guxoi të thoshte një fjalë për të. Sigurisht, ajo shkel çdo ligj, sepse ka vjedhur e ka ndërtuar vilën. Ka ikur nga rruga “Ali Demi” për të jetuar te fshati me vila. Zonja Nikolla nuk e ka përgënjeshtruar. Unë kam botuar një status me info nga qytetari dixhital. Ka një ligj në korrupsion; nëse kryeministri është i korruptuar, atëherë korrupsioni bëhet legjitim. Edi Rama ka shpenzuar, sipas librave të Thesarit në investime 2.6 mld euro. Me 2.2 mld euro gjatë qeverisjes time është ndërtuar rruga e “Kombit”, është ndërtuar rruga Ibë-Elbasan, rruga e Bregut, Levan-Tepelenë, Shkodër-Hani i Hotit etj. Ku i ka Rama? Ska asnjë km rrugë të përfunduar, madje as ato që kisha lënë gati.
Çfarë ka bërë Rama për korrupsionin, se dalim prap te Sorosi. Këtu Transparency International, që mbledh të dhënat për korrupsionin e ka marrë një Anila që ka qenë te projekti tjetër i Soros për mirëqeverisjen. Pra, ajo tani do vlerësojë kontributin që dha vetë për qeverisjen e mirë.  Unë i bëj thirrje SHBA-ve që të ndihmojnë me të gjitha mundësitë të çlirohemi nga kjo mafie. TIA kontrollohet nga ky person që është jashtëzakonisht i rrezikshëm për vlerat e demokracisë.

-Të ishit ju çfarë do bënit me këta ambasadorë?
Ambasadori thotë se, kryeprokurori ka bllokuar reformën. Atëherë t’u thotë shqiptarëve si e ka penguar reformën. Akuza e tij ishte në dy drejtime; e para, ka penguar Reformën në Drejtësi; e dyta, ka shkelur Kushtetutën me emërimet.
Së pari, më duhet t’i them se në këtë rast, ai ka marrë rolin tim. Unë jam politikan, dhe kur akuzoj për shkelje Kushtetute i marr një copë pushteti Gjykatës Kushtetuese. Së dyti, çfarë doli nga ajo? Doli që ligjin ja kishin bërë të pazbatueshëm, sepse kishin vënë në ligj që të kishin Shkollën e Magjistraturës.. Këto janë akuzat që zoti Lu i bëri kreut të institucionit kushtetues të vendit, të akuzës. Cilat ishin akuzat që kryeprokurori i bëri ambasadorit? I bëri dy akuza të tmerrshme. E para, se ka shkuar dhe ka kërkuar ndërprerje hetimesh.
E them këtu, se kur dikush ma ka bërë mua këtë kur kam qenë President Republike i kam thënë se, kërkesa të till staliniste as most mend se mund të paraqisësh më tek unë. Pra, nuk i thuhet ndërprit hetimet, por i thuhet bëj hetim transparent. Ambasadori duhet të sqarojë a ka kërkuar ndërprerje hetimesh apo jo, duhet ta përgënjeshtrojë. Kjo është një akuzë që vjen nga Prokurori i Përgjithshëm.
Së dyti, tha se ka bërë presion për të mos bërë hetime. Dhe kjo është më e rënda.

-Prokurori ka thënë se më ka kërkuar arrestimin e politikanëve të rëndësishëm në Shqipëri…
Edhe kjo është shumë e rëndë. Atëherë ambasadori ose sqaron këto, ose i vesh me imunitet diplomatik, por harron që këto nuk i kapërdin njeri. Ky ambasador i bën këto, sepse ky është një kryeministër legen, skllav i Surrelit, skllav i pallatit pa asnjë faturë 5 katësh…

-Ju po thoni që ambasadori po vepron me një axhendë personale?
Kurrë nuk mbështet politika amerikane gjueti shtrigash. Kurrë nuk mbështet politika amerikane, axhenda personale apo mbrojtje të korruptuarve.
Kur kam qenë unë nuk ka ndodhur kurrë kjo. Meqë po më pyet për kohën time po të them se ka patur një herë një tendencë përveç asaj.
Është thirrur në prani të eprorit të tij dhe i është kërkuar mos guxo kurrë më të bësh më një veprim të tillë. Sepse SHBA-të nuk e kanë Shqipërinë një shtet të 52-të. SHBA-të janë për të ndërtuar ligjin dhe shtetin ligjor këtu.
Kurse zonja (Vlahutin) është e njohur universalisht si një mbështetëse pa kushte e qeverisë shqiptare, dhe këto i kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshme.
I kam denoncuar publikisht, por dhe privatisht. Sa vjen dhe ulet kalojnë tre minuta dhe fillon sulmin e ulët kundër opozitës. Nuk e harroj kurrë një moment. Më datën 21 korrik, moment kulmor në jetën e vendit, Fatmir Xhafa ndryshon ligjin dhe thotë se vetorët duhet t’i votojnë jo konkurs i hapur, por Maks Haxhia etj…, gjë e cila ishte hedhur poshtë përpara. Çfarë ndodhi?
Dy vetë nuk e përgëzuan atë marrëveshje; ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin. E përgëzoi Angela Merkel dhe komisioneri Hahn, e përgëzoi Victoria Nuland, e përgëzoi gjithë bota, ndërsa këta të dy jo.
Meqë ato ditë isha marrë me Kushtetutën, jam marrë në mënyrën më intensive me qëllimin e mirë që mos të bjeri drejtësia viktimë e një njeriu, as e Lul Bashës dhe as e Ramës, dhe çfarë më ndodhi? Unë e pashë që këta po përmbysnin gjithçka bashkë me Fatmir Xhafën. Një mik i imi në Bruksel më merr në telefon, një mik i rëndësishëm, që kam shkëmbyer 20 vjet punë. Më thotë se thuhet se partia jote i ka lëvizur fjalët. Bëhej fjalë për Bashën. Se kjo i interesonte zonjës për ta bërë. I them se të mora në telefon si mik dhe meqë ma the këtë fjalë po të them, se në atë mbledhje që është bërë, Fatmir Xhafa ka thënë se propozimi i Hahn dhe marrëveshja që u arrit është një letër pa vlerë. Sigurisht u habit. Pra, nëse ti qëndron kaq fanatikisht në njërën anë…

-Të ishit ju, çfarë do bënit me këta ambasadorë sot?
Respektin më maksimal kur unë kam qenë. Dhe nuk ka ndodhur kjo që ndodh sot. Janë bërë reforma nga më të thellat dhe nuk ka ndodhur kurrë kjo, dhe s’mund të ndodhë. Transparenca është për të gjithë. Zonja, dihej që kur erdhi që ishte një lidhje e ngushtë e kësaj qeverie.

-Nga cila anë?
Sorosi, neteork i Soros që një nga mafiet më të rrezikshme në vendet ish-komuniste dhe në botë. Kur isha në pushtet absolutisht se kam përfillur fare. E kam pritur dhe kam kërkuar vetë që të mos dilja në televizion me të.  Edhe reforma, është e tëra në funksion, kryekëput të këtyre lidhjeve. Pse u shkel marrëveshja? Marrëveshja u shkel, sepse Kushtetuta sja jepte Edi Ramës drejtësinë. Dhe tani donin tja jepnin Ramës drejtësinë nëpërmjet ligjeve.

-Kur thoni lidhje e ngushtë me qeverinë ma shpjegoni?
E keni dëgjuar ndonjëherë fjalën kanabis apo krim nga kjo ambasadore? A e dini kush është kryesor në mediat e saj aty? Eshtë njeriu që ka korruptuar një zëdhënëse më parë nga “Top Channel”. Ju kujtohet besoj që dilte tre herë në ditë me Fylen. E shkarkuan, e përzunë se e panë që merrte lekë nga “Top Channel”. Ai tani është aty. Një Ernest Bunguri a si quhet. Plus të tjerët. Kjo e ka treguar veten totalisht të njëanshme.

-A nuk është pak ironike se thatë është revolucion demokratik për ndryshim sistemi… Ju në ‘90 kishit në krah ambasadorin amerikan sot e keni kundër?
Nuk e quaj se e kam kundër. Kemi padiskutim dallime. Nëse ka një njeri që ka një axhendë të tmerrshme me qeverinë, ajo është Vlahutin, për të cilën i kam thënë mendimet e mia. Ambasadori amerikan ka mbajtur qëndrime shumë pozitive në raste, por mendoj se akuzat e prokurorit se ka mbrojtur politikanë duhet të saktësohen. Unë kam një tezë: korrupsioni nuk luftohet kurrë me korrupsion. Kjo është teza ime. Ndërsa për zonjën i kam shprehur mendimet e mia. Eshtë një debat i madh tani për vilën 1.6 mln. I bëj thirrje të bëj transparencë. Nuk mund të kapërcehen këto, se nuk janë në anën tjetër të hënës. Janë në një vend, ku para kësaj për ndërtesën e Komisionit është goditur korrupsioni. Kam parë se kjo ka firmosur, por nuk di nëse është firma e saj. Por di që vilë në këtë vend me mbi 4 mijë euro metri katrorë nuk ekziston në Shqipëri. Nëse duan të thonë se kur abuzojmë ne nuk është shpërdorim, vetëm kur e bëjnë shqiptarët është abuzim, i bëj thirrje njësive të investigimit të Komisionit Europian të hetojë këtë aferë me transparencë, e cila rëndon deri sa të bëhet transparenca.

-Nuk mendoni se edhe protesta juaj mund të mos e realizojë qëllimin?
Siç e gjykoj unë këtë situatë, kjo është një situatë pa kthim. Unë jam më i vjetër se këta të tjerët në politikë, siç e dini, përveçse në raundin e dytë unë nuk kam bojkotuar zgjedhje kurrë. Sepse situatë si kjo në memorien time nuk ka patur kurrë. A duhet të vendosë bojkotin PD? Unë them se do ishte suicid.

-A do të hyjë opozita në zgjedhje?
Sipas meje PD duhet të garantojë me çdo kusht zgjedhje të lira. Rama nëse nuk ikën, qytetarët duhet ta heqin. Ka 52 forma të mosbindjes civile. Nëse Rama, nëse krimi triumfon dhe shkelmon mbi vullnetin e shqiptarëve, Shqipëria të ardhme nuk ka.

-Në 18 qershor janë caktuar zgjedhjet. Nëse situata nuk ndryshon, a duhet të hyjë opozita apo jo?
Sipas meje opozita me çdo kusht duhet të hyjë në zgjedhje, me çdo kusht duhet të garantojë votën e lirë. Opozita është mision dhe nuk duhet të dështojë në këtë. Vullnetit të qytetarëve, të misionarëve, nuk i reziston dot njeri. Qytetarët në mision janë absolutisht të pathyeshëm.
Unë i them Ramës: Përpiqu të kuptosh situatën, sepse je njeriu që në 4 vite të rëndojnë mbi kurriz si damkë e zezë 40 mashtrime të programit elektoral. Ka vetëm një premtim të mbajtur, dhe ky është heqja e TVSh të ilaçeve. Por edhe pse është hequr TVSh, ilaçet bazë janë 20-30% më shtrenjtë sot. Por premtimet e tjera të mbajtura janë zero. Një njeri që ka ndërgjegje largohet, sepse nuk mbajti dot ato që premtoi. Është hera e parë që Shqipëria quhet Kolumbi e Europës, nën drejtimin e Ramës. Eshtë quajtur diktatura më e keqe e Europës, por Kolumbi është quajtur masivisht nën drejtimin e tij. Kurrë Shqipëria nuk është quajtur Banditistan, por quhet sot, sepse nëse kryeministri ka lidhje me krimin, atëherë krimi bëhet sundues. Rama është koka e meduzës. Çfarë kusuri kanë shqiptarët që ky t’u shkelmojë edhe votën.

-Ju sot jeni në protestë dhe kërkoni garanci për zgjedhjet. Mbështetja do merret te aleatët tanë, BE dhe SHBA. Nga njëra anë ju kërkoni mbështetje dhe nga ana tjetër jeni në kundërshtim me ta.
Kemi edhe ne kontaktet tona. Nga aleatët tanë të Budestagut kemi këtë kusht; një reformë e pakapur. Sa për bojkotin, unë gjykoj se vettingu nuk ka lidhje me bojkotin.

-A do shkoni të enjten në Parlament?
Jo është vendosur nuk do të shkojmë. Nuk është bërë bojkoti për vettingun.

– Pse nuk shkoni në komision të votoni vetëm për vettingun?
Si të shkojmë?! Ne jemi përjashtuar. Janë shtatë ligje të hartuara siç ka dashur Rama. Merr bordin e Magjistraturës. Aty gjen një kryesi të Partisë Komuniste. Ky bord, i bërë me kujdesin më të madh me ndihmë ndërkombëtare…
A ishin 6 apo 12 dhe u bënë 190 sa hap e mbyll sytë? I çoi partia me lista sigurisht. Pra, merreni dhe ta gëzoni, kaq.
Opozita të vetmen axhendë ka protestën. Përsa i përket vettingut të marrin dhe ta rregullojnë, të bëjnë çtë duan.

-Qeveria teknike është kusht i panegociueshëm?
Po, i panegociueshëm. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ja u tregova formularët.

Exit mobile version