Nga Gjergji Nika
Një valë e gjerë “patriotësh” dhe patriotizmi ka përfshirë politikanë , artistë ,dhe më së shumti, qytetarët , janë zgjuar këto ditë, duke pushtuar stadiumin , sheshet, mediat online dhe rrjetet sociale dhe duke mbeshtetur kombetaren Shqiptare per ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Patjetër diçka shume pozitive e cila na ngre moralin dhe atdhedashurinë.
Por sikur të ishin ngritur dhe te pushtonin rrugët ,mediat dhe ekranet një ditë patriotët edhe për degjenerimin e ekonomisë, politikës ,artit dhe të kulturës në Shqipëri, për degradimin e arsimit, padrejtësitë dhe pabarazinë e shqiptarëve përballë ligjit, për deformimin e demokracisë që e mban larg BE-së, nepotizmin, grabitjen në këto 35 vjet të pasurisë kombëtare nga njerëz të veshur ose jo me pushtet, papunësinë, emigrimin, rritjen e paarsyeshme dhe të vazhdueshme të çmimeve dhe taksave etj, etj.
A nuk do të ishte ky një lloj patriotizëmi më i vlefshëm, më i dobishëm!
Pse sepse sot “patrioti” shqiptar kur është kaq e thjeshtë: Le të shkojë në festën kombëtares ne stadium por duhet të shqetësohen sot patriotët e vërtetë për xhepat e disa njerëzve të tjerë në Tiranë dhe Shqipëri, shumica pa asnjë vlerë morale, të cilët për më tepër, bërtasin për “patriotizëm” nga resortet luksoze turistike, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë edhe nën efektet e lëndëve narkotike!
Nesër do të jetë shume vonë dhe pasi të kete degraduar gjithçka do themi ishte koha kur patriotët flinin gjumë.