Nesër në orën 10:00 protestë e fuqishme tek Parlamenti

Deputetët e Edi Ramës do të mblidhet ditën e nesërme në seancën në parlament.
Pas shumë mundimesh, Gramoz Ruçi e ka bërë të ditur më në fund orarin kur do të nisë seanca parlamentare.
Ruçi ka bërë të ditur se, në orën 10:00 deputetët do të mblidhen në seancë.
Siç është bërë e ditur që më parë edhe opozita së bashku me qytetarët do të protestojnë në çdo ditë kur të mblidhet parlamenti.
Kështu që nesër në orën 10:00 do të ketë një tjetër protestë të madhe tek parlamenti.
Policia nuk jep leje për protestën para Parlamentit
Opozita e bashkuar ka paralajmëruar që më 5 mars të zhvillojë protestën e radhës para Parlamentit, ditë kur edhe është përcaktuar të mbahet seanca e radhës plenare.
Ndërkohë, Policia ka njoftuar se nuk do të japë leje që protesta të zhvillohet përpara parlamentit
Policia ka refuzuar të lejojë protestën e radhës nga opozita me pretendimin se pengon hyrjen e deputetëve në Kuvend dhe se vë në rrezik jetët e tyre.
“Protesta e planifikuar nga PD pengon hyrjen e deputetëve në Kuvend dhe vë në rrezik jetët e tyre. Në protestën e 26 shkurtit pati dhunë ndaj efektiveve të policisë”, mësohet të ketë pretenduar policia, ndërsa PD i është përgjigjur duke i kujtuar se Policia po shkel kushtetutën për ligjin për tubimet.

PD ka sqaruar se pavarësisht mosdhënies së lejes, protesta e 5 marsit do të zhvillohet sërish.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka reaguar duke e cilësuar vendimin e policisë për të mos dhënë leje për protestën si shkeljet të Kushtetutës. Pda u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë me 5 mars para Parlamentit.
Kujtojmë se disa prej përfaqësuesve të mazhorancës u zunë pritë në hyrje të parlamentit më 26 shkurt.
Me një situatë të tillë u përball ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, por me ndërhyrjen e policisë ai ka mundur të futet brenda institucionit.
E njëjta gjë i ndodhi edhe deputetit Paulin Sterkaj, i cili zgjodhi hyrjen anësore, pranë Akademisë së Shkencave
Ndërkohë, pjesa tjetër e deputetëve janë shfaqur më të qetë, pasi të “blinduar” nga forcat e sigurisë kanë zgjedhur nga një hyrje tjetër të hyjnë në parlament të shoqëruar nga Garda.

Njoftimi i policise

ppppp

1 26

Artikulli paraprakSamiti i Diasporës, apo i militantëve të PS që jetojnë në emigracion?
Artikulli tjetër“Neue Zuercher Zeitung”: Protestat nuk ndalen kundër Edi Ramës, Brukseli po sheh krejt i pafuqishëm situatën