Opozita ka vendosur për nesër revoltën e madhe popullore përpara Parlamentit. PD dhe LSI kanë paralajmëruar një demonstratë të madhe dhe të fortë para Parlamentit. Revolta popullore do të arrijë kulmin në momentin e djegies së mandateve nga deputetët e opozitës. Kryetari i PD, Basha bëri thirrje nga selia e PD për mijërat e qytetarëve që kishin mbushur oborrin përpara PD për një pjesmarrje masive në protestën e nesërme.
‘Kam nderin dhe privilegjin tu bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PD-së për djegien e mandateve parlamentare me efekt të menjëhershëm. Kurrë më në Shqipëri mos të vendoset një regjim tjetër diktaorial. Kurrë më kushtetuta ligjet të drejtat themelore të njëriut të mos shkelen. Vendit ti rikthehen zgjedhje të ndershme dhe Parlamentit të jetë tempull i demokracisë. Ne e hedhim këtë hap për të ringritur institucionet e kapura nga krimi. Në nuk kemi rrugë tjetër dhe zgjedhur ti bindemi urdhërit të sovranit.
Vendimi i marrë sot është vetëm fillimi i një beteje. E di se këtë betejë të madhe ne të gjithë bashku do ta fitojmë për Shqipërinë, demokracinë për Evropën, SHBA. Do ta fitojmë për të sotmen e për të ardhmen.
Ju ftoj në protestën e nesërme në orën 10 para kuvendit të Shqipërisë, i cili një orë e më parë do ti kthehet shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti i bekoftë shqiptarët.”- u shpreh Basha.
Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë tek “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”. Autobusët si herën e parë s’do lejohen në qytet. Të ardhurit nga Veriu do ndalohen tek “Asllan Rusi”, kurse të ardhurit nga Jugut tek Ekonomiku.
Nesër, sipas informacionëve të besueshme, pritet që turma të hyjë parlament, aq me tepër që opozita po djeg mandatet dhe nuk e njeh më këtë parlament.