Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar banorëve të Unazës së re, në protestën e tyre.
Duke folur për media, Basha u shpreh se nesër do të bëhen publike me dokumente se si Rama e Veliaj, ndryshuan planin urbanistik për ti dhënë një të dënuari për trafik droge, pallate.
Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:
Kjo është një vepër korruptive përmes një kompanie fantazëm. Për të çuar deri në fund projektin e tyre, kërkuan të shkatërrojnë 1000 shtëpi, vetëm për të çuar në fund projektin e porositësit, Edi Rama.
Nesër PD do të publikojë një pjesë tjetër, po kaq të errët korruptive.
Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me krimin e organizuar kërkon të ndërtojë pallate shumë katëshe.
Nesër do të tregojmë se si Rama e Veliaj ndryshuan planin urbanistik për ti dhënë Edmond
Begos leje për të ndërtuar mbi rrënojat e shtëpive tuaja.
Një njeri i dënuar për trafik droge, do të ndërtonte pallate shumëkatëshe, për të pastruar paratë e drogës.