Nesho: Vrasja e Klodian Rashës ngjashmëri me Elbasanin, policia manipulon provat në shërbim të pushtetit të Ramës

Në Çim Peka Live, diplomati Agim Nesho, tha se duke parë zhvillimet e ngjarjes së vrasjes së Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajderaj dhe mënyrën se si policia kërkoi ta manipulojë këtë ngjarje, komentoi se kjo i ngjarje i ngjason shumë asaj të Elbasanit, ku e njëjta polici dha dy variante të ndryshme, çka tregon për përdorimin e kësaj polici nga pushteti.

‘Unë mendoj që kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Mendimi që përkrahet në momente të tilla është se deklarata e kryeministrit në mbrojte të policisë është brenda skenarit të ekzistencës se mekanizmit të një shteti një partiak, i cili kërkon në çdo moment që policia të mos jetë në shërbim të interesit publik dhe të popullit por të përdoret për interesa të tjera.

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë që duhet të reflektohet sepse na vë të gjithëve në rrezik.

Dhe në këtë pikë është e ngjashme me atë që pamë në ngjarjen e Elbasanit ku policia dha dy variante të ndryshme duke përfshirë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, që tregon që jo vetëm që nuk ka seriozitet por këtu është një drejtim edhe në fshehjen e krimit në funksion të interesave të pushtetit të radhës’.

Exit mobile version