“Neue Zürcher Zeitung”: Rama si diktatori Hoxha, një njeri i zymtë, i padobishëm…

Artikulli i gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” përshkruan se si Rama dikur u përpoq të luftonte nepotizmin dhe korrupsionin në Shqipëri, përpjekjen për të mbështetur mendimin e lirë dhe demokratik dhe për të krijuar një shoqëri më shoqërore duke i befasuar vazhdimisht bashkëbiseduesit e tij politikë në Bashkimin Evropian, të cilët e konsideronin si njeri të lirisë dhe Perëndimit.

Artikulli krahason Edi Ramën me ish-diktatorin Enver Hoxha, se si çdo politikan i suksesshëm zhvillohet në një despot arrogant brenda një periudhe të shkurtër kohe. Sepse Rama gjithashtu përdor frikën si mjetin më të rëndësishëm në politikë. Edhe pasi më shumë se 30 vjet, nga përmbysja e diktaturës, shumë qytetarë nuk e kuptuan se kishin të drejtën e lirisë. Në funksion të agresivitetit të ligjërimit politik, shumë shqiptarë po bien preh e një lloj pafufshmërie civike (qytetare).

Më pas përmendet skandali i të dhënave për 910,000 votuesve të qarkut të Tiranës, duke e barazuar atë me një sistem patronimi dhe kontrolli komunist. Një krahasim me periudhën komuniste bëhet gjithashtu në kontekstin e marrjes nën kontroll të mediave dhe të industrive që janë të varura nga tenderat dhe prokurimet shtetërorë, duke vërejtur se vetëm disa oligarkë marrin praktikisht të gjitha vendet e punës që gjenerohen – qoftë në menaxhimin e mbetjeve, sektorin e shëndetësisë apo në ndërtimin e rrugëve.

Artikulli flet gjithashtu për krimin e organizuar, sesi partneriteti midis politikës, biznesit dhe krimit të organizuar është forcuar në dhjetë vitet e fundit dhe sa shqiptarë jetojnë në varfëri të skajshme. Partnerët kryesorë të Ramës janë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenti turk Tajip Erdogan.

Artikulli mbyllet duke krahasuar përsëri Kryeministrin Rama me ish-diktatorin Hoxha, një njeri i zymtë, i padobishëm, ish besues ndaj institutioneve shtetërore.

Artikulli paraprakBasha: Java e sprintit vendimtar drejt ndryshimit të madh
Artikulli tjetërNdryshimi i pandalshëm, Basha çon mesazhin në të gjithë veriun: Rama ka mbaruar!