Një ndër gazetat më të mëdha dhe ndër më prestigjiozet në botë i ka kushtuar një analizë të plotë mënyrës se si Shqipëria mund të kualifikohet të dielën për të vijuar evropianin. Gazeta më e madhe amerikane thotë se, Shqipërisë i duhet një fitore e thellë me Rumaninë në mënyrë që të ketë peshë krahasuese me skuadrat që do të përzgjidhen nga vendet e treta të grupeve.
“Nëse Shqipëria e mund Rumaninë, do të përfundojë e treta në Grupin A, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen mes Zvicrës dhe Francës. Shansi i vetëm për kualifikim është të përfundojë mes 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta.
Nëse Shqipëria do ta mundë Rumaninë me dy gola diferencë, ajo do të përfundojë në vendin e tretë në Grupin A dhe ka 47% të shanseve për t’u kualifkuar mes 4 ekive më të mira të vendeve të treta.
Tre pikë mund të jenë të mjaftueshme. Por Shqipëria mund të mos jetë ekipi i vetëm me 3 pikë, kështu që ajo duhet të bëjë diferencën me gola. Çka do të thotë: Shqipëria duhet të fitojë dhe të fitojë me sa më shumë gola të mundet.
Nëse humbet apo barazon, skualifikohet.
Në dy ndeshjet e zhvilluara, Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar 3 të tillë, 1 në ndeshjen me Zvicrën dhe 2 në ndeshjen me Francën”, shkruan “New York Times”.