Protesta e sotme në Tiranë ka gjetur edhe sot hapësirë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Jo vetëm mediave të vendeve fqinje, por edhe atyre amerikane.
New York Times shkruan sot se protestuesit në Shqipëri kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe zgjedhje të reja, të lira.
Shkrimi i plotë i New York Times
Opozita shqiptare në protestën e radhës, kërkon zgjedhje të parakohshme
Disa mijëra protestues opozitarë janë mbledhur para parlamentit shqiptar duke bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
Manifestimi i së enjtes bëhet në kuadrin e protestave të muajit të fundit nga opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, e cila akuzon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Qeveria i hedh poshtë akuzat si të pabaza.
Në demonstratat e mëparshme, përkrahësit e opozitës janë përpjekur të hyjnë në parlament apo kryeministri duke përdorur tymuese e shashka. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Socialistët thonë se opozita nuk po e ndihmon progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.