New York Times: Shqipëria, Kroacia e Serbia të ndarë në futboll! Dështon mesazhi i bashkimit

Euro 2024, kompeticioni më i rëndësishëm për shtete në Europë ka si mesazh bashkimin. Gjithsesi, pavarësisht zhvillimit dhe kalimit të kohës, Shqipëria, Kroacia dhe Serbia vazhdojnë të jenë të ndarë në futboll.

New York Times i ka dedikuar një artikull special këtyre 3 shteteve, që përveç asaj që pamë në fushë, ishin protagoniste edhe në tribuna. Gjatë sfidave të grupeve, nuk munguan ngacmimet, provokimet, ofendimet dhe thirrjet nacionaliste, çka tregon edhe një herë urrejtjen mes popujve.

UEFA nuk qëndroi “duarkryq” për këto raste, serbët u gjobitën me 14 mijë Euro nga instanca më e lartë e futbollit në Europë për shkak të mesazheve raciste ndaj Kosovës në ndeshjet e grupit të Europianit. Nuk ia hodhën paq as Shqipëria me Kroacinë, pasi e pësuan edhe ato për shkak të sjelljeve të tifozëve gjatë sfidës direkte.

52366e8d Afda 463d 885d 1ac15598c8f1

New York Times nuk heziton të përmendë edhe rastin e Mirlind Dakut. Sulmuesi kuqezi u pezullua me dy ndeshje për shkak të ofendimeve me bacë racore ndaj maqedonasve dhe serbëve. Vlen të theksojmë se të 3-ja kombëtaret e kanë mbyllur rrugëtimin në Europian që në fazën e grupeve, me shpresën se në herët e tjera, fokusi do jetë edhe më shumë te…futbolli.

000f37bb 8ed3 48a9 Af21 99c4b1794559
Artikulli paraprakSkandali te Onkologjiku, Zogaj: Skemë kriminale, nuk mund të mbyllet vetëm me përgjegjësi individuale
Artikulli tjetërBasha: Të presësh që Rama të luftojë kurrupsionin është si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë. Të fuqizohet SPAK