Ka me të vërtetë pak kohë te PSG-ja për të ndryshuar ndjeshëm planet e tij. Madje, një lëndim bëri që at përfundojë para kohe sezonin e parë në “Parces des Princes”, të ndikojë negativisht në paraqitjen e sulmuesit brazilian, që u transferua për shifrën rekord të 22 milionë eurove verën e kaluar.
Neymar është aktualisht “pit stop”, pas operacionit që kreu për të reduktuar thyerjen e metatarsal-it të pestë në këmbën e djathtë, dëmtim i cili i ndodhi gjatë ndeshjes së Ligue 1, kundër Marseille.
Ylli i PSG-së për këtë arsye u detyrua të humbasë kthimin e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ku parizienët arritën një tjetër humbje, çka i dëboi ata herët nga ky kompeticion, ndryshe nga parashikimet. Por, “bomba” është krejt tjetër: siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, Neymar ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Parisi dhe rikthyer në Barcelonë.
Merret vesh se ai do të ishte gati të fliste me drejtuesit e klubit blaugrana, duke pranuar edhe fajin e largimit nga “Camp Nou” verën e kaluar. Kjo kthesë e Neymar vjen pas ndryshimit rrënjësisht të idesë së tij, teksa dëshira për ta ndërtuar imazhin e vet larg nga Messi në Ligue 1 duket se ka qenë e gabuar.
Ligue 1 po gjykohet si një kampionat jo i dorës së parë në Europë, pa konkurrencë e rivalitet për standardet e tij, pa ekipe të afta për ta thyer PSG-në këtë vit, çka e tregon edhe skeptri i parizienëve kundër Monakos, shumë larg në renditje. Kthimi te Barcelona, në planet e Neymarit, duhet të bëhet këtë verë, edhe nëse nga klubi katalanas nuk thonë asgjë, sepse kjo nuk është parashikuar. Të paktën tani për tani.