Neymar Jr voton Cristiano Ronaldon si fituesin e Topit të Artë për vitin 2016. Ylli i Barcelonës, i cili aktualisht ndodhet në Brazil aty ku pritet të nisë përgatitjet për Lojërat Olimpike Rio 2016, në një intervistë ka lënë të kuptohet se në ceremoninë që do të mbahet në muajin janar në Zurich të Zvicrës, portugezi i Realit vështirë se do të ketë rivalë në garën për fitimin e Topit të Artë. Për Cristianon nëse arrin të triumfojë ky do të ishte Topi i 4-t i Artë në karrierë. I pyetur mbi mundësitë që ka shoku i tij i skuadrës te Barça, Lionel Messi, por edhe ai vetë për të fituar çmimin më të rëndësishëm individual për vitin 2016, braziliani theksoi se diçka e tillë nuk ka gjasa të ndodhë, pasi Ronaldo është pranë fitimit të këtij trofeu. Të fitosh tituj ka një vlerë shumë të madhe në përcaktimin e fituesit. Në këtë aspekt Ronaldo ka fituar Championsin, por edhe Kampionatin Europian dhe është favoriti i madh për të triumfuar në garën për Topin e Artë, deklaroi Neymar Jr. Përsa i përket Lojërave Olimpike ku do të jetë i angazhuar me kombëtaren braziliane, 24-vjeçari theksoi se ai dhe shokët e tij do të japin maksimumin në fushë që Selecao të fitojë për herë të parë medaljen e artë në këtë eveniment.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...