Neymar, futbollisti më i kushtueshëm

Neymar futbollisti më i kushtueshëm. Sipas një studimi të bërë nga organizata Cies, organizatë vëzhguese e botës së futbollit përfshirë dhe vlerat e futbollistëve, e cila ka arritur në përfundimin se sulmuesi i Barcelonës qëndron në krye të kësaj liste. Kartoni i 24-vjeçarit kap shifrat e 246.8 milionë euro. Ky përfundim u nxor pas një analize të detajuar, ku për bazë u morën, moshat e futbollistëve, minutat e luajtura, golat e shënuar, kontratat që ata kanë me klubet e tyre, si dhe skuadrat nga ku ata e kanë nisur karrierën.
Braziliani ka arritur të kalojë partnerin e tij në sulmin e blaugranave, Lionel Messi, i cili pozicionohet në vendin e dytë. Vlera e pesë herë fituesit të Topit të Artë është 170.5 milionë euro. Për portugezin Cristiano Ronaldo ndoshta ndonjëri edhe mund të çuditet pasi sulmuesi i Realit të Madridit renditet në vendin e shtatë. CR7 kushton 126.5 milionë euro. Paul Pogba kushton 155.3 milionë euro duke zënë vendin e tretë.
Nga analiza e bërë thelbësore është mosha për tre vendet e para, ndërsa për top 10-shen, vetëm tre futbollistët që janë mbi 25 vjeç. Ata janë Lionel Messi, Luis Suarez dhe Cristiano Ronaldo. Ata që bëjnë ligjin në këtë renditje ku përfshihen në total 100 emra janë lojtarët që luajnë në La Liga. Reali i Madridit përfaqësohet me 9 futbollistë, Barcelona me 8 dhe Atletico Madrid me 7. Lista pasohet edhe me emra të tjerë nga kampionatet e ndryshme europiane.

Artikulli paraprakLazio në çerekfinale
Artikulli tjetërKundër kinezëve