Neymar: Jam i gatshëm të luaj kundër Real Madridit

Neymar ka deklaruar se është shëndosh e mirë dhe i gatshëm për t’i ndihmuar Paris Saint-Germainit të mposhtë Real Madridin në Ligën e Kampionëve, pas lëndimit të fundit.

Lëndimet kanë qenë pengesë për Neymarin deri tani këtë sezon. Ai nuk ka luajtur për PSG-në që nga fitorja 4:0 kundër Angers më 5 tetor, për shkak se e tërhoqi muskulin.

Atij iu përsërit ky lëndim edhe në barazimin e Brazilit me Nigerinë në një ndeshje miqësore më 13 tetor.

Megjithatë, duke folur për FootMercato, Neymar tha se synon të rikthehet shumë shpejt.

“Ndihem shumë mirë. Ndihem tepër mirë për të luajtur kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve”, tha Neymar.

PSG-ja do të luajë kundër Lille në Ligë 1 të premten, para se të udhëtojë drejt Spanjës për t’u ballafaquar me Real Madridin në një duel vendimtar për vendin e parë në grup.

Exit mobile version