Neymar, kthim pas në La Liga? Dy gjigantët përgjojnë nga “vrima e çelësit”

Neymar si domatja…, është në treg gjatë gjithë vitit. Këtë sezon nuk ka nevojë as të presë për shirat e para të vjeshtës, sepse ka “lulëzuar” sërish debati mbi të ardhmen e brazilianit, i cili u transferua te PSG për shumën rekord botëror të 222 milionë eurove, pak më shumë se një vit më parë.
Duket se “Ney” nuk e sheh të ardhmen në Paris. Të paktën, kjo është ajo që “filtrohet” nga mediat në çdo kohë. Ai mendon se gaboi duke e lënë Barcelonën, se eliminimi nga Real Madridi në Champions e bëri të kuptojë realitetin aktual të PSG. Prandaj, braziliani do të ishte i lumtur të kthehet në La Liga.
Konkurrenca në Ligue 1 nuk e motivon sa duhet atë. Të gjitha mesazhet që lindin rreth kapitenit të Brazilit kanë të njëjtën adresë: atë të rrugës së largimit nga kryeqyteti francez. Tani është Barcelona, klubi që shfaqet në plan të parë, kur flitet për Neymarin. Vizitat e tij në qendrën e trajnimit të katalanasve dhe marrëdhëniet e mira me lojtarët më të rëndësishën të Barcelonës, rrisin zërat për rikthimin e tij aty.
“Senatorët” e kampionëve në fuqi të La Liga-s do ta mirëprisnin atë me krahë hapur. Natyrisht, duhet të dihet pozicioni i drejtuesve, të cilët morën akuza në momentin e largimit nga Neymar. “Ky president është një shaka”, – tha Neymar për Bartomeu.

Ashtu sikurse Real Madridi e di dhe siç është raportuar nga “MARCA” në disa raste, Neymar mund ta ndërpresë kontratën e tij me parizienët në verën e vitit 2019, duke përdorur klauzolën e njëjtë prej 222 milionë eurosh, që PSG depozitoi për ta marrë më 3 gusht 2017.
Kjo është një klauzolë e përcaktuar në marrëveshjen mes klubit parizien dhe lojtarit brazilian, i cili është i vetëdijshëm për interesimin e “Los Blancos”. Sepse, pavarësisht shikimeve, të fshehura apo jo, të dërguara nga Barcelona në Paris dhe anasjelltas, “Santiago Bernabeu” po e pret ende Neymar. Florentino Perez nuk heq dorë nga ideja e marrjes së “10” së Brazilit në Madrid.
Këtë verë, klubi merengues ka dashur të lëshojë më shumë se një deklaratë, që të mohonte kontaktet me Neymar, me hijen kërcënuese të PSG. Presidenti i të bardhëve e ka lënë mesazhin në kutinë postare të sulmuesit brazilian (duke qenë pjesë e Real Madridit, ai do të kenë më shumë mundësi për të fituar “Topin e Artë”. Real Madridi është një klub, që i duhet një lojtari të madh për të arritur kësi trofesh individualë. Gjithkush e di tashmë se doja të nënshkruaja me të në atë kohë) dhe, nëse operacioni do të qëllojë, nuk do të hezitojë të bëjë hapat e duhur financiarë drejt tij.
Fakti është se Neymar, i cili ka filluar të eklipsohet disi nga bashkëlojtari i tij, Kylian Mbappé, nuk është rehat, as i lumtur dhe i motivuar te PSG. Sinjalet që i vijnë nga kjo anë e Pirenejve e bëjnë atë të ndihet i dashur, i rëndësishëm dhe përsëri në qendër të vëmendjes. Dhe kjo është ajo, ku Neymar ndihet më i rehatshëm, më i lumtur, më i motivuar apo të gjitha përnjëherë.

Exit mobile version