Neymar me barrelë

Ylli i PSG-së, Neymar, u shtrëngua fort në pjesën e dytë kundër Marseille, të dielën, pasi iu rrotullua kyçi i këmbës, edhe pse mjekët kanë përjashtuar dëme serioze. Braziliani e kishte kokën në duart e tij dhe dukej se ishte në lot, pasi u çua jashtë fushës, duke ngjallur frikën se ai mund të përballet me një qëndrim të gjatë mënjanë skuadrës. 26-vjeçari ishte duke u përpjekur të luante një top në minutën e 76-të dhe pas një përplasjeje me mesfushorin e Marseille, Bouna Sarr, shfaqi probleme në kyçin e këmbës dhe u rrëzua në tokë me dhembje. PSG-ja ishte 3-0 në kohën e lëndimit dhe e fitoi ndeshjen me të njëjtin rezultat, pavarësisht se duhej ta luante pjesën tjetër të klasikes franceze me 10 lojtarë, pasi i kishte bërë të gjitha zëvendësimet. Udhëheqësit e Ligue 1 do të përballen me Real Madridin në ndeshjen e dytë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve më 6 mars, duke qenë në disavantazhin 3-1 të ndeshjes së parë. Raportet e para nga Spitali Amerikan, ku Neymar u trajtua në shoqërinë e shokëve të ekipit, Maxwell dhe Marquinhos, ishin pozitive për yllin. Neymar u “pastrua” nga vuajtja e një frakture apo shtrembërimi serioz në kyçin e këmbës dhe shëndeti i tij do të monitorohet në 48 orët e ardhshme. Të paktën ai pritet të humbasë një javë për PSG-në, me prova të mëtejshme që pritet të përcaktojnë ashpërsinë e lëndimit të tij. Me statusin e yllit të PSG-së në dyshim, vetëm 10 ditë para ndeshjes së kthimit në “Parc des Princes”, shanset e skuadrës parisiene për të avancuar në çerekfinale janë bërë edhe më të pakta, pasi ka humbur 3-1 në “Santiago Bernabeu”, më 14 shkurt. Edinson Cavani dhe Thiago Silva shprehën shpresat e tyre se braziliani nuk është lënduar seriozisht. “Është normale të shqetësohemi për Neymarin dhe të shohim se si është gjendja e tij. Dhe, nëse ka një dëmtim, është normale të shqetësoheni për këtë, tha Cavani për ‘Canal +’. Por, jemi gjithmonë pozitivë dhe shpresoj se gjithçka po shkon mirë, që ai të mund të shërohet sa më shpejt dhe të jetë me ne në ndeshjet e ardhshme”.

Silva shtoi: “Është për të ardhur keq që në fund kemi humbur një lojtar shumë të rëndësishëm për ne. Është një turp, sepse ky nuk është futboll. Arbitri duhet të kishte ndërhyrë, Neymari luan dhe është i lumtur të luajë. Është e vërtetë se gjëra të tilla ndodhin. Nëse kjo është serioze, unë mendoj kështu. Nuk jam mjek, por mendoj se ai nuk do të jetë i disponueshëm”. Trajneri Unai Emery ishte më optimist, megjithatë, duke deklaruar në konferencën e tij për shtyp: “Testet e para në dhomën e zhveshjes tregojnë se ai ka një kyç të ndryshur, por do të bëjmë testin tjetër për të qenë më preçiz. Për Real Madridin, sonte, do të thosha se ai do të jetë i pranishëm”.
Neymar ka shënuar 20 gola në 20 ndeshje të Ligue 1 në këtë sezon dhe është i pari golashënues në kampionatin francez, pasi u transferua nga Barcelona për një shumë rekord botëror në verën e kaluar.

Exit mobile version