Të shtunën nuk ishte vetëm humbja që bëri përshtypje në ndeshjen e Barcelonës kundër Malagës. Neymar si rrallëherë ndëshkoi ekipin, duke e lënë me 10 lojtarë pas një ndërhyrje antisportive që gjyqtari nuk e fali.
Kjo u kontestua nga braziliani që gjatë momentit që po linte fushën e lojës ironizoi, duke duartrokitur vendimin e arbitrit. Këtë gjest komisarët e ndeshjes e kanë shënuar në protokoll dhe kjo ka sjellë një ndalesë të gjatë për lojtarin.
Sot, komisionet e “La Liga-s” kanë marrë vendimin për të pezulluar me 3 ndeshje 24-vjeçarin brazilian, çka do të thotë se ylli i Barcelonës do humbasë “El Clasico-n” kundër Realit pas dy javësh. Një ndeshje pezullim për shkak të kartonit të kuq dhe dy të tjerë për gjestin ndaj arbitrit, raporton “Goal.com”. Nesër është afati i fundit për Barcelonën për të apeluar vendimin.