Joan Gaspart, ish-presidenti i Barcelona-s, ka folur për “Marca”-n në lidhje me largimet e Neymar dhe Luis Figo nga klubi katalanas: “Nuk mund të krahasohen. Figo u largua në mes të natës fshehurazi dhe nuk është arritur të gjendet një zëvendësues, ndërsa Neymar klubi ka patur mundësinë të merrte një lojtar tjetër në merkato. Figo është një frikacak që na tradhtoi, ndërsa Neymar u largua për parà”.