Neymari këshillohet që të largohet nga Barcelona

Neymar nuk ndihet rehat në Barcelonë dhe për të dalë nga hija e Leo Messit, është këshilluar të largohet. Neymari po inkurajohet që të largohet nga Barcelona nga njerëzit që e rrethojnë për të dalë nga hija e Lionel Messit, raporton “Sport”. Sipas “Sport”, të afërmit i kanë thënë Neymarit se te Barcelona nuk do të jetë në gjendje asnjëherë të tregojë talentin e vërtetë, për faktin se gjithmonë do të jetë nën hijen e Leo Messit.
Braziliani u transferua në “Camp Nou” në vitin 2013 dhe ka kontratë me katalanasit deri në vitin 2021, klauzola e të cilit është 200 milionë euro. Por, klauzola e Neymar rritet nga viti në vit, ashtu është vendosur me kontratën e re. Për klubet që e duan këtë verë klauzola do të jetë 200 milionë euro, 222 më 2018, 222 po ashtu më 2019 dhe 250 për tri sezonet e fundit.
Manchester City, Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara për Neymarin, që në të kaluarën nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Premierligë.

Artikulli paraprak“The Economist”: Disa krerë të Ballkanit Perëndimor po dalin jashtë kontrollit
Artikulli tjetërBale refuzon Mourinhon: “Jam i lumtur në Madrid”