Nga arsimi, transporti, bujqësia dhe biznesi, Roland Bejko prezanton programin me 14 pika për Tiranën

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës, Roland Bejko kanë zhvilluar këtë të dielë një takim me një grup demokratësh.

Roland Bejkon ka publikuar programin e tij për zgjedhjet e 14 majit, në rast se ai shpallet fitues se çfarë do të bëjë ai në krye të Bashkisë së Tiranës. Pikat kanë të bëjnë me arsimin, bujqësinë, biznesin, artin, sportin turizmin dhe shumë tema të tjera që prekin qytetarët.

1. Arsimi para universitar. Hartë shkollore profesionale sipas parimit: Shkollë jo më tepër se 15 minuta larg.
2. Arsimi i lartë, Tirana do të jetë qyteti miqësor i studentëve. Do krijohet infrastrukture pë të pritur deri në 250 mijë studentë deri në 2030.
3. Arti. Zero taksë bashkiake për organizatat artistike të pavarura.
4. Bujqësia. Ç’ monopolizim i tregut ushqimor. Hapja e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës dhe promovim i provimit vendas.
5. Ekonomia. Tre zona të lira ekonomie në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Rinasit për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës. Do ketë statut të posaçëm për menaxhimin e Tiranës.
6. Shpallja muze te burgu i 313. Vila 31 e Enver Hoxhës do rtë shpallet qendër edukimi dhe informimi për kujtesën
7. Mjedisi. Adoptim i normave evropiane mjedisore mbi ndotjen e ajrit dhe ujit. Sepse sot norma ekzistojnë por si respektojnë.
8. Strehimi. Luftë çmimeve të larta të banesave, ulje e taksës lokale nga 12% në 5% ndaj ndërtuesit.
9. Shëndetësia. Kujdesi shëndetësor jo më larg se 15 minuta nga banesa e qytetarit. Ri konceptim shërbimit spitalor.
10. Taksa për të gjithë por të ulëta. Përgjysmim me 15% të taksave aktuale. Eliminim i gjysmës së tarifave dhe ulje të informalitetit.
11. 5 vite zero taksa ndaj sipërmarrësve turistikë.
12. Transporti. Pikë e ndjeshme tek qytetarët dhe do trajtohet me kujdes për shkak të premtimeve futuriste. Biletë unike elektronike, pra s’ka radhë. Do kenë mundësi të lëviznin në të gjitha akset e transportit në Tiranë. 5 parkime të mëdha publike në hyrje të Tiranës, mbi dhe nën tokësore. Kur të hyjnë në Tiranë të shfrytëzojnë shërbimin e përmirësuar publik.
13. Territori. Do të bëhet zonim i Tiranës, rekreativë, industriale dhe sportive. Jemi për një Tiranë policentrike dhe të ndërtuar horizontale;
14. Subvencionim dhe abonime për aktivitetet sportive, e mundur për të gjithë qytetarët.

Exit mobile version