Rekordmeni” Lotar Mateus ka përzgjedhur së fundmi në rubrikë e tij në mediumin “Bild” 10 futbollistë më të mirë në historinë e kombëtares së Gjermanisë, duke e nisur me kryesorin Bekenbauer. Ai nuk ka përfshirë në këtë listë Tomas Myler apo veten e tij.
2.GERD MYLER – “Bombarduesi i kombit. Gerdi mbart kuota të pabesueshme golash, duke shënuar mesatarisht mbi një gol për ndeshje ndërkombëtare në fanellën e Gjermanisë, 68 gola në 62 ndeshje janë të pabesueshme. Ai shënoi në finale, në Kupën e Botës, Kampionatin Europian dhe Kupën e Kampioneve. Mënyra se si i shënonte golat ishte e paimitueshme”.
3.MIROSLAV KLOSE – “Një person i qetë, me këmbë në tokë, i ngjashëm me Uve Zeler. Miro ka thyer të gjitha rekordet. Ai është rekordmeni i ‘Pancerave’ me 71 gola dhe theu rekordin e Ronaldos, fenomenit në Kupën e Botës me 16 finalizime. Është i dyti me mësë shumti prezenca ndërkombëtare pas meje (137). Miro, së bashku me Kale Ridle, është lojtari më i mirë me kokë që kemi pasur ndonjëherë”.
4. UVE ZELER – “Me vetëdije kam përjetuar Kupën time të parë të Botës me të në vitin 1970, ku ai shënoi golin e tij të bujshëm me pjesën e pasme të kokës kundër Anglisë, për të bërë rezultatin 2-2. Uve ka luajtur katër Kampionate Botërore. Instinkti i tij i golit ishte i jashtëzakonshëm”.
5.MANUEL NOJER – “Për mua, portieri më i mirë në histori. Pa të, fitorja e Kupës së Botës 2014 do të ishte e paimagjinueshme. Ai rishpiku lojën e portierit”.
6.FILIP LAHM – “Hapi përrallën me golin e tij të ëndrrave kundër Kosta Rikës në ndeshjen e parë të vitit 2006. Në 2010 ai mori shiritin e kapitenin nga Mikael Balak në Kupën e Botës dhe ishte drejtuesi i një ekipi të ri që luante futboll emocionues. Në vitin 2014 e kurorëzoi veten dhe Gjermaninë me titullin e Botërorit. Philipp arriti të largohej nga kombëtarja në kulmin e saj. Tomas Mylerin, të cilin do të kisha dashur ta kisha në ‘top 10’, nuk ia doli ta bëjë këtë në Gjermaninë, pra të jetë përcaktues”.
7.TONI KROS – “Futbollist i shquar në mesfushë gjatët Kupën së Botës 2014. Fitorja 7- 1 kundër Brazilit në gjysmëfinale ishte ndeshja më e mirë e karrierës së tij. Në Kampionatin Europian 2024, ai ia ktheu besimin Julian Nagelsman dhe drejtoi ekipin me stilin e identifikues të lojës. Kjo i ktheu tifozët e Gjermanisë sërish optimistë”.
8.ANDY BREHME – “Lojtari më inteligjent me të cilin kam qenë ndonjëherë në një ekip. I vetmi që mund të gjuante po aq fort me të majtën dhe të djathtën. I vetmi person që ka shënuar në finalen e Kupës së Botës 1990. Andi ishte si një vëlla për mua. Në atë kohë, ne kalonim më shumë kohë në dhomën e hotelit së bashku, sesa me partneret tona përkatës”.
9.FRIC VALTER – “Nuk e kam parë kurrë të luajë dhe nuk mund ta gjykoj nga pikëpamja e futbollit. Por, nëse dikush drejton skuadrën në një Botëror si në 1954, ai bën pjesë në ‘top 10′”.
10.GYNTER NECER – “Ai ishte një tip ndryshe nga shumë të tjerë, prerje flokësh të veçantë dhe Ferrarin dhe shpejt u bë një figurë kulti. Ishte e shkëlqyer ajo që bëri me topin. Ai nuk ishte thjesht një gjeni që përkëdheli topin. Gynter ishte po aq lider”, përfundoi Mateus.