Nga dalin milionat e sondazheve luksoze për të shpallur fitoren e Edi Ramës?

Nuk ka vend në Ballkan që të sjellë para zgjedhjeve kompanitë më të shtrenjta të globit për sondazhe politike. Kroacia, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, zhvillojnë sondazhe madje periodike, por me aktorë dhe kompani vendase që kanë kosto krejt normale.

Ndërsa në Shqipëri, ka vite që televizionet sjellin një paradë sondazhistësh të kompanive më të rëndësishme amerikane dhe europiane, që tregojnë tendencën e votës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për kompani të mëdha si ‘McLaughlin’ që është pajtuar nga Top Channel, ‘Agi Richerche’ nga ABC News, ‘Piepoli’ nga Report tv, apo MRB Data Centrum nga Euronews Albania. Duket si një luks i madh pasi kostot e këtyre sondazheve shkojnë minimalisht në 5 mijë euro për intervistë. Që do të thotë se sikur të sondohet vetëm kampioni më i vogël i pranueshëm prej 1200 personësh, atëherë fatura për kompaninë është më së paku 6 milionë euro, pa shpenzimet e tjera, domethënë avionët fjetja, dietat etj. Që do të thotë një kosto minimale e sondazhit është 6 milionë e gjysmë euro. Por ka kompani që kanë bërë edhe 6 mijë intervista, që e çojnë koston në qiell. Mendo 6 sondazhe më së paku 7 milionë për kokë, i bie 42 milionë euro. Një shifër marramendëse, që jo televizion po nuk ka asnjë korporatë shumëkombëshe që mund ta paguajë.

Po atëherë nga vijnë këto para?

Pikërisht kjo është pyetja, ku më mirë se SPAK nuk mund t’i kthejë përgjigje askush, pasi kemi të bëjmë me një logjikë të frikshme të bombardimit të opinionit publik. Edhe Gjermania apo Franca nuk kanë kaq shumë sondazhe siç ka Shipëria me më së shumti 1.2 milionë zgjedhës.

Në Francë, Gjermani, apo edhe Britaninë e Madhe, është një kompani e madhe sondazhi, e cila kontraktohet nga dy-tre rrjetet dhe dy- tre gazetat më të mëdha në vend, të cilat në mënyrë të njëtrajtshme i botojnë ato. Të gjithë këto rrjete bëjnë pagesën sipas rëndësisë, pasi nuk ja del dot asnjë media në të gjithë botën që ta bëjë këtë gjë.

Po ashtu në Italinë 60 milionëshe, është ‘Piepoli’ dhe ‘Ipsos’ që qarkullojnë në mediat e mëdha që zotërohen prej industrive të famshme si FIAT, Mediaset, RAI apo La 7, dhe që janë konglomerate të mëdha e të pasura.

Në Kosovë, prej shumë vitesh sondazhet menaxhohen prej kompanive vendase, të cilat në realitet kanë qenë të sakta. Si edhe në Shqipëri ka të tilla, si Eduard Zaloshnja apo Gjergj Stefa e të tjerë që e kanë provuar veten dhe pajtohen gjatë gjithë vtit nga aktorë politikë kombëtarë apo lokalë. Ndaj e njohin më mirë realitetin këtu sesa të huajt, madje edhe kompanitë e huaja marrin pikërisht këta aktorë vendas si partnerë lokalë. Që në fund të fundit e realizojnë praktikisht sondazhin.

Atëhere përse merren emra të mëdhenj të sondimit elektoral?

Për të bërë bujë dhe për të impresionuar njerëzit që të tregojnë se Edi Rama e ka të sigurt fitoren, ndaj nuk ka logjikë që kush e ka me mëdyshje të votojë për partitë e reja, sepse do ta hajë në njëfarë mënyre nga qeveria.

Është praktikisht shantazh i hapur, por me paratë e kujt? Kush i paguan më shumë se 40 milionë euro? Televizionet jo e jo!/Pamfleti

Exit mobile version