Nga Durrësi, në Shkodër, Fier e Korçë, besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë Krishtlindjet

Sot është një ditë e shënuar për besimtarët e krishterë. Nga jugu në veri, besimtarët festojnë sot Krishtlindjet.

Atmosfera festive ndihet kudo në mbarë vendin, ku në kisha është mbajtur mesha e shenjtë.

FESTIMET NË SHKODËR
Në katedralen “Shën Shtjefni” u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra, njëkohësisht President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Në mesazhin e tij arqipeshkëvi Massafra bëri thirrje për falje mes njerëzve, më shumë dashuri e solidaritet ndaj njëri-tjetrit. Po ashtu ai bëri edhe një thirrje për paqe kudo në botë, edhe në vendet ku lufta vijon ende.

FESTIMET NË DURRËS
Padyshim që festimet nuk mund të mungonin në qytetin e Durrësit. Mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës.

FESTIMET NË KORÇË
Në katedralen Ringjallja e Krishtit në Korçë besimtarët kanë pritur lindjen e Krishtit në meshën e udhëhequr nga mitropoliti i hirësi Johani.
Nga vetë qytetarët dhe turistët kanë ardhur urimet për më shumë paqe dhe dashuri.

FESTIMET NË FIER
Në kishën Shen Gjergji të qytetit të Fierit, është mbajtur mesha e ngjalljes seë Krishtit dhe janë kryer shërbesat nga Metropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla. Në mesazhin e tij drejtuar besimtareve të pranishëm, Imzot Nikolla tha se mesha e shenjte është përkujtimi i mundimit, vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit, i cili mposhti gjithçka që cenoi dinjitetin njerëzor, ndërkohë që besimtarët kanë dhënë mesazhe paqeje për të gjithë.

FESTIMET NË FUSHË-ARRËZ
Edhe në Fushe Arrëz vigjilja e Krishtlindjes u prit në kishën Shën Jozefi të zonës, teksa besimtarët pritën lindjen e Krishtit me lutje për një botë më të mirë e pa luftëra. Prijësit fetar i ftuan besimtarët që në këtë vigjilje të shtrinin dorën e paqes dhe bashkimit teksa shtuan se bota më shumë se kurrë ka nevojë për të ndjekur shembullin e Krishtit.

Artikulli paraprakBerisha ka humbur betejën përballë egos së tij
Artikulli tjetërPo italianët janë të bardhë?