Humbja e peshës së tepërt, lëkura e pastër dhe sistemi nervor i shëndetshëm janë vetëm disa nga përfitimet më të mëdha.
Fillimisht duhet të dini se cilat janë disa nga problemet shëndetësore që vijnë si pasojë e një aparati tretës jo të shëndetshëm:
- Obeziteti
- Ankthi
- Depresioni
- Aknet
- Inflamacioni kronik
- Sistemi imunitar i dobët
- Sëmundjet kardiovaskulare
Më poshtë mund të gjeni 7 zakone që duhet t’ja kultivoni vetes e t’i ktheni në rutinë, për të përfituar çdo të mirë, për të parandaluar apo trajtuar problemet e lartpërmendura.
Përtypuni
Përtypja e ngadaltë ju ndihmon për një tretje më të mirë, ju ndihmon të hani më pak e të ngopeni më shpejt, frutat dhe perimet shijojnë më shumë, do të hani me kafshata më të vogla.
Relaksohuni
Ekziston një bosht që lidh shëndetin e aparatit tretës me shëndetin e trurit, do të thotë se marrëdhënia është e ndërsjelltë. Hani shëndetshëm dhe reduktoni stresin që të dyja këto sisteme të ndikojnë në mirëqënien e njëra tjetrës.
Lëvizni
Aktiviteti fizik ka një ndikim direkt mbi mikrobiomës e zorrëve dhe kjo është edhe më thelbësore se vetë dieta e shëndetshme. Nëse nuk gjeni kohë për t’u stërvitur, ecni sa më shumë!
Praktikoni agjërimin me ndërprerje
Duke praktikuar rregullin 16:8 (16 orë agjërim dhe 8 orë ushqim) e ndihmon aparatin tretës të rikuperohet. Duke shtuar diversitetin e baktereve të mira në mikrobiomë, e cila përmirëson shëndetin mendor, peshën dhe lëkurën.
Flini gjumë
Mos flini një javë rresht vetëm 6 orë! Gjumi është gjëja më e mirë që mund të bëni që trupi juaj (dhe aparati tretës) të shërohet dhe të marri veten nga të gjitha dëmtimet që ka marrë gjatë ditës. Mos e neglizhoni, pasi ai është çelësi i jetëgjatësisë.
Hidratohuni
Pini ujë, por jo vetëm pasi konsumi i ushqimeve dehidratuese mund t’ju çojë të gjithë mundin dëm. Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji si frutat dhe perimet.
Zgjidhni dietën e duhur për trupin tuaj
Kur vjen puna tek tretja ajo që funksionon për dikë, nuk funksionon për dikë tjetër. Njihni më mirë trupin tuaj në mënyrë që t’i plotësoni nevojat që ka. Konsumi i prebiotikëve dhe ushqimet e fermentuara janë çelësi i një aparati tretës të shëndetshëm.
Praktikojini këto zakone dhe jini të vetëdijshëm se si ushqimet e ndryshme ndikojnë mbi trupin tuaj. Kur të kuptoni se diçka nuk funksionon për ju, nuk është nevoja që të vazhdoni ta konsumoni.
Konsumoni më shumë nga ushqimet që ju japin gjallëri!