Nga huazimi në huazim, një nga çuditë e Edi Rejas në radhët e Kombëtares ndryshon përsëri skuadër

Klubi i Mesinës në Serinë C, ka zyrtarizuar huazimin deri në fund të sezonit të mbrojtësit shqiptar Kevin Haveri, i cili është nën kontratë me Torinon, por nuk është bërë asnjëherë pjesë e skuadrës së parë të klubit të Serisë A, ndonëse nënshkroi me të në verën e vitit 2023.

Për mbrojtësin e majtë 23-vjeçar, ky është huazimi i katërt që nga ai vit, pasi ka qenë më parë pjesë e Askolit, Katanias dhe Kampobasos. Tashmë ai i bashkohet Mesinës në huazim deri në fundin e sezonit, duke shpresuar që të luajë më rregullisht se te Kampobaso ku kishte qenë vetëm 13 herë në fushën e lojës në pjesën ë parë të sezonit.

Emri i Haverit bëri shumë bujë në vendin tonë në vitin 2022 pasi u ftua në mënyrë të çuditshme nga ish-trajneri Edi Reja në një grumbullim të Kombëtares kur ai ishte pjesë e Riminit dhe luante në kategorinë e katërt italiane.

Artikulli paraprakMungesa e ujit në organizëm, ja tre 3 alarme që trupi dërgon kur dehidratoheni
Artikulli tjetërAktiviteti i lartë sizmik në ishullin grek/ Pas Santorinit, mbyllen shkollat në Mykonos dhe Paros! Qytetarët të shqetësuar për tërmetet