Nga konsumi i mollëve te lëngu i limonit, si të largoni erën e hudhrës në mënyrë natyrale

Studiuesit amerikanë besojnë se kanë zbuluar ushqimet që luftojnë në mënyrë më efektive erën e pakëndshme të hudhrës, por edhe pse nuk mund ta heqim lehtë atë nga trupi ynë.

 

Ata arritën në përfundimin se mollët, lëngu i limonit dhe nenexhiku janë më të efektshmet, ndërsa çaji jeshil, majdanozi dhe spinaqi gjithashtu mund të ndihmojnë.

Gjetjet e tyre bazohen në një grup vullnetarësh, të cilët hëngrën hudhër të papërpunuar dhe më pas studiuesit matën në frymën e tyre katër komponentë që lidhen me erën e saj karakteristike.

Menjëherë më pas vullnetarët konsumuan ushqime të ndryshme dhe studiuesit matën sërish katër përbërësit, për të parë nëse dhe në çfarë mase ishin prekur.

Nga të gjitha ushqimet e testuara, molla e papërpunuar duket të jetë më efektive. Sipas shkencëtarëve, kjo për shkak të polifenoleve të pranishme në mollë, të cilat çaktivizojnë erën e hudhrës, duke zbërthyer substancat që e krijojnë atë, ndërsa të njëjtin efekt mund të kenë edhe acidet në lëngun e limonit.

Për një efektivitet edhe më të madh, ekspertët rekomandojnë kombinimin e hudhrës me ushqime që luftojnë erën kur është e mundur.

Një studim i mëparshëm nga i njëjti grup kërkimor ka treguar se qumështi gjithashtu mund të ndihmojë, duke reduktuar përqendrimin e AMS me 50%, për sa kohë që është i plotë dhe jo i skremuar dhe konsumuar me një vakt dhe jo pas tij.

Artikulli paraprakPanairi i librit shqip në SHBA, vendi që i do gjuhët e çdo diaspore dhe shqipja ndjehet e nderuar
Artikulli tjetërAgjencia e Statistikave të Kosovës: Serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo ata në jug! Çfarë do të ndodhë nëse s’marrin pjesë në projekt