Rreth 4 mijë dokumente sekrete të Legjislaturës së XIII të Parlamentit Italian, që përkon me vitet 1996-2001 do të bëhen publike e të konsultueshme për të gjithë, dhe përmes shërbimit online të këtij institucioni.
RTV Ora ka mësuar eskluzivisht se mes tyre do të bëhen publike dhe aktet e një misioni special të Komisionit Parlamentar Italian të Antimafias, në vitin 2000, në Shqipëri.
Këto akte i përkasin Komitetit Antimafia të Krimit të Organizuar ndërkombëtar e përmbajnë audicione të ministrave shqiptarë e të magjistratëve shqiptarë mbi zgjedhjet në Shqipëri, të ndotura nga votat e krimit të organizuar shqiptar.
Për momentin RTV Ora ka mësuar se këto audicione i përkasin vitit 2000 e vetëm pas publikimit zyrtar të këtyre akteve, që pritet të jetë i shpejtë, do të mund të zbardhen emrat e ministrave shqiptarë dhe të magjistratëve shqiptarë që kanë relatuar përballë parlamentarëve italianë.
Në vitin 2000 në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhjet lokale, të cilat u fituan nga Partia Socialiste që mori dhe Bashkinë e Tiranës.
Këto zgjedhje përkonin me dhjetëvjetorin e shembjes së regjimit komunist në Shqipëri e u akuzuan nga Partia Demokratike si zgjedhje të parregullta, “një farsë e turpshme e manipuluar”, do të deklaronte ish-kryeministri Sali Berisha.
Në vitin 2000, kryeministër i Shqipërisë ishte Ilir Meta dhe lider i Partisë Socialiste Fatos Nano.
Në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë, Komisioni Antimafia i Parlamentit italian, vendosi deklasifikimin e të gjitha aktve të legjislaturës së XIII, rreth 4 mijë dokumente mes të cilave dhe këto akte të rralla, të këtij misioni special në Shqipëri, raporton RTV Ora.
Është një punë e jashtëzakonshme e pakryer më parë e në veçanti e Komitetit të sistemit të akteve antimafia.
Bëhet fjalë për një arkiv kompleks dokumentar që do t’i mundësojë studiuesve, historianëve por dhe qytetarëve të thjeshtë të plotësojnë kuadrin pesëvjecarë 1996-2001 të Komisonit Antimafia në luftë kundër krimitt ë organziuar të brendshëm e të jashtëm e studimet mbi evolucionin e tij.
Ky arkiv përmban dokumente nga punimet e këtij komisioni, audicione, relacione, raporte, studime, konferenca.
Komisioni Antimafia i Parlamentit italian vendosi gjithashtu të bëjë publik audicionin e ish Prokurorit të Antimafias Giovanni Falcone, në Palermo, por që i përket legjislaturës së X.