Nga Listat e Hapura te vota e diasporës, konkluzionet e PD për reformën zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëherësh bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka bërë të ditur konkluzionet e PD që do t’i paraqiten Komisionit, lidhur me tre çështjet kryesore që Komisioni i Reformës Zgjedhore do të duhet t’i trajtojë.

Përmes një deklarate, ai thotë se PD është e bindur se sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë, duke u bërë realitet “Listat e Hapura”.

Po ashtu sipas tij, PD kërkon që sistemi zgjedhor të bëhet proporcional kombëtar dhe të bëhet e mundur vota e diasporës.

Deklarata e Alibeajt:

Përshëndetje!

Në emër të Partisë Demokratike, në cilësinë edhe të bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, jam sot para jush së bashku edhe me ekspertin e caktuar nga Partia Demokratike pranë këtij komisioni, për t’iu bërë më dije konkluzionet e Partisë Demokratike që do t’i paraqiten Komisionit të Reformës Zgjedhore, lidhur me tre çështjet kryesore që Komisioni i Reformës Zgjedhore do të duhet t’i trajtojë dhe që kanë të bëjnë saktësisht me këto çështje.

Së pari, Partia Demokratike është e bindur se sistemi zgjedhor në Republikën e Shqipërisë do të duhet të ndryshojë. Do të duhet të ndryshojë duke konkretizuar dhe mishëruar atë që ka qenë kërkesë e kaherëshme e publikut shqiptar, e zgjedhësve shqiptar dhe që konsiston në faktin që Partia Demokratike sot është e bindur dhe ka arritur në një draftim dhe që do t’ia paraqesi këtij komisioni, lidhur me sistemin zgjedhor. Sistemi zgjedhor i propozuar prej nesh bazohet tek listat e hapura. Listat e hapura të cilat janë edhe një detyrim edhe të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka udhëzuar kuvendin e Republikës që në kodin zgjedhor, sistemi do të duhet të bazohet pikërisht tek këto listat e hapura. Sipas së cilave do të duhet që t’i japin të drejtë qytetarëve shqiptarë të jenë ata që zgjedhin përfaqësuesin e tyre. Të jenë ata që zgjedhin deputetin e tyre dhe të mos jetë kryetari I partisë I cili përcakton se kush do të jetë përfaqësuesit dhe qytetarët të jenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje që ia cakton dikush tjetër.

Së dyti, sistemi i listave të hapura I jep qytetarit shqiptar, I jep zgjedhësit shqiptar të drejtën që të përcaktojë edhe elementin e konkurrencës brenda partive politike. Deputetët do të jenë të tillë që do të kenë një garë të ndershme brenda partive politike dhe ai I cili do të gëzojë mbështetjen e zgjedhësve, ai do të jetë dhe përfaqësuesi I tyre. Është një detyrim për të optimizuar dhe për të demokratizuar edhe vet partitë politike. Vetëm sistemi I listave të hapura e garanton këtë gjë. Së treti, heqja përfundimisht e monopolist, e autoritetit që kryetari I partisë ka në përcaktimin e deputetëve. Me sistemin e listave të hapura garantohet kjo gjë.

Dhe kjo është çështja e parë. Çështja e dytë e cila shkon në të njëjtën linjë logjike, ka të bëjë me atë që sistemi zgjedhor në Shqipëri do të duhet të jetë proporcional kombëtar. Dhe propozimi i Partisë Demokratike që do të depozitohet në komisionin e reformës zgjedhore, të jetë që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore. Sistemi I deritanishëm, I cili fragmenton në 12 qarqe, në 12 zona zgjedhore, ka nxjerr të gjitha defektet dhe manipulimet me sistemin që bëhet zgjedhjes dhe përfaqësimit të shqiptarëve në parlament. Sistemi me një zonë zgjedhore krijon atë që është nevojë dhe detyrim kushtetuesm barazinë e votës të çdo qytetari shqiptar. Si zgjedhësi në Kukës ashtu edhe zgjedhësi në Tiranë, vota e tyre do të jetë e barabartë, pasha e tyre e zgjedhjes së deputetit do të jetë e barabartë. Ndaj këto janë dy element që shkojnë në harmoni me njëri-tjetrin, listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar, pra me një zonë zgjedhore.

Së treti, që ndoshta është më e rëndësishmja është që Partia Demokratike ka konkluduar, ka draftuar edhe projektligjin që do të depozitojmë në komisionin e reformës zgjedhore përsa I përketë votës së diasporës, ose më mirë me thënë votës së shqiptarëve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Jo vetëm si një detyrim që vjen prej Gjykatës Kushtetuese, I cili ka udhëzuar Kuvendin e bashkë me të edhe partitë politike si kontribues në Komisionin e Reformës Zgjedhore që do të garantohet në mënyrë efektive dhe jo iluzive, vota e diasporës, vota e emigrantëve jashtë Shqipërisë.

Ka dhe një arsye tjetër akoma më të rëndësishme se kaq. Sipas statistikave, lista formale e zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë nukëmron rreth 3.6 milionë zgjedhës. Efektivisht marrin pjesë në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë, një numër që varion në 1.7 apo 1.8 në rastin më të mirë të zgjedhësve. Dhe përllogariten rreth 2 milionë zgjedhës shqiptarë me të drejtë vote të cilët nuk marrin pjesë në zgjedhje për shkak se ndodhen jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë. Kushtetuta garanton barazinë e të drejtave, një prej të cilave është edhe e drejta e votës. Të marrësh një detyrim vetëm prej Kushtetutës, jo vetëm prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por është një detyrim mbi të gjitha moral për të garantuar në mënyrë efektive votën e emigrantëve shqiptarë, të diasoporës shqiptare, të shqiptarëve të cilët janë të detyruar tëbraktisin vendin e tyre për të qenë pjesë në përcaktimin e fatit dhe të qeverisjes së këtij vendi.

Vota e diasporës sipas asaj se çështë pikëpamja jonë, analiza jonë, do të duhet të zbatohet të implementohet dhe të realizohet nëpërmjet votimit elektronik. Votimi elektronik siç bëhet brenda territorit të Republikës, të zbatohet po ashtu edhe për shqiptarët jashtë vendit. Vota e diasporës, përveçse është një detyrimsiç e thash dhe më sipër, është edhe një masë efektive, immediate, që do të duhet t’I garantohet Republikës së Shqipërisë për faktin e dhimbshëm të braktisjes dhe të largimit të shqiptarëve nga ky vend. Do të duhet që edhe nëpërmjet njohjes, garantimit, të së drejtës së tyre, të krijojmë edhe një herë lidhjn e fortë të shqiptarëve me vendin e tyre, me atdheun e tyre. Dhe nuk ka më mirë, mjet efektiv më të mirë sesa t’I japësh në dorë kët mjetm mjetin e votës. Ndaj këto janë 3 çështjet kryesore për të cilat grupi I punës, ekspertët tanë pranë komisionit të reformës zgjedhore kanë analizuar, I kanë studiuar duke thither të gjitha ndjeshmëritë jo vetëm atyre që vijnë për shkak të deyrimeve institucionale, por edhe ndjesitë që grupime të ndryshme të diasporës të organizuar, ndjejnë dhe dëshirojnë të realizohen.

Ndaj ne kemi dreftuar dhe javës tjetër do të depozitojmë në komisionin e reformës zgjedhore projektligjin e plotë që trajton këto çështje. Shpresojmë, urojmë që edhe qëndrimi I mazhorancës t’I bindet detyrimeve kushtetuese, detyrimeve institucionale që burojnë nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha asaj se çfarë shqiptarët duan. Nëpërmjet këtyre 3 çështjeve kryesore, I kthejmë, I japim në dorë shqiptarëve të drejtën për të vendosur ata mbi fatin e qeverisjes në dorë. Shumë faleminderit!

Exit mobile version