Nga “non gratat” e reja deri te arrestimet e pritshme/ Çfarë pritet të sjell vjeshta politike në Shqipëri?

Vjeshta pritet të sjellë ndryshime të papritura për të korruptuarit në vend. SPAK duket se ka lejuar një numër të madh politikanësh të kalojnë pushimet në qetësi, por ka gjasa që verën e ardhshme t’i presë pas hekurave.

Shumë prej tyre po jetojnë me frikën e arrestimit, por ai që e tregon hapur është Ilir Meta. Indikacionet janë se situata për të po përkeqësohet dhe se SPAK do të fillojë të veprojë këtë vjeshtë. Meta zbuloi pak ditë më parë se llogaritë bankare të tij dhe të Partisë së Lirisë janë bllokuar, duke sugjeruar se hetimet kanë përparuar. Ai është nën hetim për disa çështje, me kryesoret CEZ-DIA, lobimet në SHBA dhe fshehjen e pasurisë.

Një tjetër zhvillim këtë vjeshtë pritet të jetë dërgimi për gjykim i Sali Berishës. SPAK ka zgjatur hetimet për aferën me Kompleksin “Partizani” dhe me shumë gjasë, dosja do të jetë gati për gjykatë. Gjithashtu, pritet të përfundojë edhe procesi gjyqësor për Fatmir Mediun, lidhur me çështjen e Gërdecit.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme është hetimi mbi “21 Janarin”.

Mazhoranca gjithashtu mund të trazohet këtë vjeshtë.

Sipas zërave, Frida Krifca dhe Olta Xhaçka mund të merren të pandehura, ndoshta edhe me masa sigurie.

Xhaçka akuzohet për skema të dyshimta me pronat e ushtrisë, ndërsa Krifca për përvetësim fondesh nga BE. Në listën e SPAK për hetime janë edhe disa ish-kryebashkiakë.

Një tjetër aksion i rëndësishëm pritet lidhur me përgjimet nga “SKY ECC”. Me qindra gjyqtarë, prokurorë, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, oficerë policie dhe avokatë mund të përfundojnë pas hekurave, një zhvillim që pritet të tronditë themelet e sistemit të drejtësisë në vend.

Nga ana tjetër, SHBA ka paralajmëruar zgjerimin e listës së sanksioneve në Ballkan, ku përfshihet edhe Shqipëria. Pas Berishës, pritet të ketë emra të tjerë të lartë, përfshirë ndoshta edhe figura nga Partia Socialiste.

Zhvillime priten edhe nga Londra. Shumë emra janë tashmë të shpallur të padëshiruar, por mbahen të fshehur. Disa ish-ministra të Berishës dhe deputetë pranë tij nuk mund të kalojnë La Manshin, dhe pritet që lista të zgjerohet më tej. Në këtë kuptim, vjeshta parashikohet të jetë jashtëzakonisht e tensionuar.

Exit mobile version