Liverpol, që javën e kaluar mundi kryesuesit deri në atë moment të pamposhtur, mundet nga vendi i fundit në renditjen e Premier League Swansea me rezultatin 1-0. Ishte një sfidë e pamundur për t’u shpjeguar, teksa vendasit bënë vetëm një goditje në kuadrat dhe shënuan, ndërsa Liverpool tentoi plot 19 herë, por pa gjetur asnjëherë rrjetën.
Megjithëse të Kuqtë po sulmonin ndaj një skuadre, e cila ishte e gjitha e vendosur në mbrojtje, goli vjen në portën tjetër, pikërisht të vizitorëve. Pas një goditje këndore, e cila u fitua në një nga aksionet e rralla përpara të Swansea topi devijohet brenda zonës dhe shkon në këmbët e Alfie Mawson, i cili nuk fal duke goditur bukur në cep të portës.
Pas golin ndeshja kishte vetëm një pamje. E gjithë skuadra e Liverpool përpara kundër 11 mbrojtësve dhe kjo e bëri të pamundur për miqtë të depërtonin në zonën e Swansea dhe si pasojë asnjëherë nuk arritën të krijonin mundësi të pastra shënimi. Me këtë humbje Liverpol mbetet në vend të katërt, por rrezikon një vend në Champions League.