Nga përbetimet për zero lekë te zbythja e Edi Ramës dhe e pushtetit të PS/ Futet në buxhetin e 2025-ës gjoba 130 milionë e Francesko Bechettit, te zëri “Të ardhura-shpenzime”

Pas 4 vitesh përpjekje gjyqësore me arbitrazhet ndërkombëtare në SHBA e Europë, qeveria shqiptare nuk ka mundur dot ta bllokojë e anulojë gjobën 130 milionë Euro në favor të Francesko Bechettit, të cilit, me urdhër të kryeministrit Edi Rama iu mbyll e iu sekuestrua televizioni ‘AGON’.

Me vendim të datës 17 tetor 2024, Gjykata e Sekuestrimeve në Bruksel, vendosi që “Eurocontrol”, të bllkojë të ardhurat e “Albcontrol” në vlerën 130 milionë Euro dhe t’ia kalojë shtetasit Francesco Bechetti, i cili ka fituar gjyqin në arbitrazh kundër qeverisë shqiptare.

Përballë këtij vendimi sekuestro të formës së prerë, qeveria shqiptare është detyruar ta paguajë gjobën “Bechetti”, megjithëse prej 4 vitesh, kryeministri Edi Rama është përbetuar se nuk do t’i jepte asnjë qindarkë.

Por vetë kryeministri, për vlerën 130 milionë Euro të ardhura në buxhetin e shtetit nga “Eurocontrol”, ka firmosur pranimin e shlyerjes së gjobës që ka vënë arbitrazhi ndërkombëtar, duke ia hequr kompanisë “Albcontrol”.

Sipas informacionit nga Ministria e Financave, gjoba “Bechetti” do futet në buxhetin e vitit 2025 te zëri “Të ardhura-Shpenzime”, sepse një vit më parë, “Albcontrol”-it është kthyer në kompani me financim 100% nga shteti.

Pra, do jetë një e ardhur për shtetin nëpërnjet “Abcontrol”, por që do paguhet menjëherë si gjoja shpenzim për shlyrje gjobe, kur nuk është shpenzim publik, por detyrim gjobe ndaj një shtetasi të huaj, për shkak të konfliktit që krijoji kryeministri Edi Rama.

Për një ego e inat personal të kryeministrit Edi Rama, do paguhet me taksat e shqiptarëve, kjo gjobë me vlerë sa 15% e fondit vjetor të pensioneve.

Vlera e kësaj gjobe, do planifikohet në buxhetin vjetor të vitet 2025, veçse jo direkt në projekt që paraqiti Ministri i Financave, Petrit Malaj, por sikur është propozim nga deputetë të PS, si shtesë në buxhetin faktik, dhe do kalojë e miratohet në Komisionin e Ekonomi-Financave që drejton Eduard Shalsi.

Kjo gjobë do shlyhet, sepse Gjykata e Sekuestrimeve në Bruksel, nuk i ka lënë qeverisë shqiptare, asnjë mundësi apelimi tjetër për ta bllokuar, por urdhër për ta paguar.

Exit mobile version