Nga reduktimi i numrit të nxënësve, tek kualifikimet e mësuesve/ Raporti zbulon gjendjen e arsimit në vend

Raporti më i fundit i publikuar nga Agjencia e Cilësisë së arsimit parauniversitar tregon se performanca e sistemit arsimor ka marr 4 pikë nga 5, teksa ka pasur përparim në vitin 2023, evidentohen mangësi.

Vlerësimi më i ulët është për mospërmbushjen plotësisht të aksesit gjithëpërfshirës në arsim, sidomos për sigurimit të cilësisë për nxënësit nga grupe vulnerabël.

Më tej ndiqet nga kualifikimi mesatar i mësuesve si dhe digjitalizimi i sistemit në mënyrë të cunguar; ndërsa rezultate më të mira ka në objektivin e garantimit të një mjedisi të sigurt dhe mbështetës në shkolla. Rritja e frekuentimit të nxënësve sidomos në parashkollor dhe në gjimnaze mbetet sfidë e Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në klasën përgatitore, gjatë vitit shkollor 2022-2023 janë të regjistruar 23,008 fëmijë. Në vitin shkollor 2023-2024 kemi të regjistruar 21 709 fëmijë. Rënia relative e numrit të fëmijëve të regjistruar ka ardhur si pasojë e rënies së numrit absolut të fëmijëve në Shqipëri për arsyet që dihen”, thuhet në raport.

Një grup pune është ngritur për parandalimin e braktisjes shkollore, por problematika në raport theksohet kryesisht në zonat e thella rurale ku shkollat janë në distancë të largët dhe ka mungesë transporti.

Të dhënat tregojnë se numri më i madh i nxënësve braktisës shënohet në arsimin e mesëm, krahasuar me arsimin bazë të detyrueshëm. Në gjimnaz në 2023 numri i fëmijëve jashtë shkolle është 2505, gati dyfishin e fëmijëve braktisës në shkollat 9-vjecare, ku numërohen rreth 1600 nxënës.

Në raport rekomandohet me përparësi edhe përmirësimi i infrastrukturës digjitale në shkolla, ku rekomandohet që të mundësohet shërbim wirelessi në funksion të plotë në të gjitha institucionet arsimore si dhe të vijojë trajnimi i mësuesve për zbatimin e kompetencës digjitale dhe mësimdhënien e kombinuar.

Exit mobile version