I pari që hëngri dardha pas shpinës së kryeministrit Edi Rama, (shprehja e tij për ministrat e tij të korruptuar), dhe që u lëshua nga kryeministri ishte ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri.
Po çfarë thoshte Rama pas dorëheqjes së Tahirit.
‘Një akt dinjitoz, në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e parlamentit shqiptar, i respektueshëm plotësisht. Unë gjykoj asgjë nga ato që thuhen në këtë rast, sepse ky është një rast për të cilin jam shprehur qartë këtu e 6 muaj më parë, se i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.’
Dhe cilat ishin 2 arsyet pse Rama e lëshoi Saimir Tahirin?
Arsyeja e parë thuhej në atë periudhë ishte se Ramës ia kishin kërkuar partnerët ndërkombëtarë, largimin e Tahirit.
Arsyeja e dytë që solli shkarkimin e Tahirit, ndonëse u paraqit si dorëheqje, mund të ishte një përpjekje e kryeministrit Rama për të “kënaqur” opozitën, e cila kërkonte vazhdimisht shkarkimin e tij, si një ministër i lidhur me krimin dhe bandat e drogës.
I dyti vjen Lefter Koka, i cili edhe ky u largua nga Rama, ndonëse u duk si dorëheqje.
Ish-ministri Lefter Koka u prangos më dhjetor 2021 dhe pse njihej si mik i ngushtë i Ramës.
Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor të incineratorëve në vitin 2022 kryeministri pranoi se ka punuar me ish- ministrin Koka për këto projekte, por tha se nuk mban përgjegjësi për ato çfarë janë bërë skutave të errëta.
Edi Rama: “Mishi është i dobët që do të thotë njeriu bie në sprova dhe sprova e pushtetit është sprova më e fortë sepse pushteti ka shumë tundime. Që do të thotë ajo që unë si kryeministër bëj duke pasur parasysh këtë është që i referohem asaj që bëhet në dritën e diellit, çfarë gjithsecili mund të mendojë gabimisht se mund ta bëjë nëpër skuta duke shfrytëzuar pozicionin që ka në dritën e diellit është një çështje që e ka gërryer shumë këtë vend.
I treti është ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i cili dorëzoi mandatin në mars 2022 dhe kjo u duk si vetë-dorëzim i mandatit por në fakt ishte presion nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Rama u shpreh për arrestimin e Bllakos: Alqi Bllako është një person që për sa i përket listë pjesës së dukshme të punës, nuk ka asnjë të sharë. Këto janë rezultate të një hetimi të thelluar, prandaj e kemi ngritur SPAK-un ne. Këtë çështje e heton SPAK dhe do vazhdojë ta hetojë deri në fund.
Personi tjetër ishte numri dy i qeverisë Rama dhe ish-ministri i ekonomisë, Arben Ahmetaj i njohur ndryshe dhe si’ Tigri’.
Edhe në rastin e Arben Ahmetajt, ministrat për Ramën “vazhdonin të hanin dardha mbrapa kurrizit të tij” dhe ai nuk dinte gjë.
Edhe pse firma për Inceneratorët për të cilët akuzohen Bllako, Koka, Ahmetaj është hedhur dhe nga Rama, ai ka deklaruar se nuk do të jetë kurrë gati që të mbajë mbi shpinën e Partisë Socialiste askënd që e kujton shpinën e madhe të familjes së tyre politike, kurrizin e një kali duke shtuar se nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët, por bashkëpunëtorin e zgjedh për të mos lëshuar rrugën.