Nga SHBA-ja, poshtë ballkonit!

Nga Ermal Peçi

Duket se opozita e Rithemelimit nuk ka një strategji të mirëmenduar, por vetëm improvizime, të cilat ua hedhin në tokë dhe kauzat që ata duhet të ngrenë. Duket se tashmë Rithemelimi nuk ka më empati tek qytetarët. Intervista e Arben Ahmetajt në Syri Tv pretendohej se do mbushte rrugët me protestues.

Jo vetëm që ishin po të njëjtët njerëz, po të njëjtat fytyra dhe po e njëjta narrativë por edhe qëllimi i protestës ju devijoi. Ju devijoi mbase dhe papritur sepse në qoftë se lajmi duhet të prevalonte mbi akuzat e Ahmetaj ndaj Ramës dhe kundërshtarëve të tij politikë, vëmendjen e gjithë protestës e mori Gazment Bardhi.

Bardhi sapo ishte kthyer nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte marrë pjesë edhe në mëngjesin e lutjeve, por jo vetëm kaq, foto, e cila u publikua në rrejtet sociale me Gabriel Escobar të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Escobar ka qenë i prerë në qëndrimet për non gratën e Berishës, e cila jo vetëm nuk ndryshon, por tashmë lind pyetja se si do të ja ketë shpjeguar Bardhi bashkimin e tij me Berishën. Ajo foto në fakt tregoi shumë edhe pse ky bashkim mekanik nuk funksion, i gjendur në këtë situatë politike Berisha nëpërmjet të besuarit të tij Flamur Noka përcolli mesazhin për protestën, e cila do të bëhej si me Bardhin apo pa grupimin e Bardhit.

Mesazh, i cili në fakt po flet më shumë për një luftë të ftohtë brenda Rithemelimit se kush do të zërë vëndin e Berishës kur ai vetë tashmë gjendet në arrest shtëpie. Por përtej gjithë kësaj ngjarje, Rithemelimi dhe deputetët e Bardhit do të duhet të pyesin veten se pse njerëzit po i braktisin.

Pse njerëzit nuk po frymëzohen prej tyre? Pse njerëzit janë shumë larg narrativës të tyre? Këto janë pyetje, të cilat ata duhet t’i bëjnë për të marrë një përgjigje sepse është e njëjta lëvizje politike, e cila bëhet prej shumë kohësh ku në fakt rezultatet sa vijnë e tkurren.

Në këtë realitet politik në të cilin po jetojmë i vetmi lajm i protestës ishte ardhja e Bardhit nga SHBA poshtë ballkonit të Berishës dhe braktistja nga qytetarët./dritare.net

Exit mobile version