Nga shishja te studioja televizive/ Si skandalet kthehen në platforma promovimi

Televizioni shqiptar, gjithmonë në pararojë për të promovuar shembujt më “frymëzues” të shoqërisë, i ka dhënë kohë televizive Antonela Berishës, e cila u shfaq në emisionin “Goca dhe Gra” për të komentuar publikisht sulmin brutal ndaj Klea Prengës – ngjarje ku motra e saj, Mariela Berisha, akuzohet për përdorimin e një shisheje qelqi për ta masakruar në fytyrë.

Antonela, me një ton të penduar dhe fraza të kuruara për efekt publik, deklaroi se ndodhej “në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar” dhe i kërkoi ndjesë vajzës së dhunuar, publikut dhe familjes së saj për skandalin. Me një mesazh “frymëzues”, ajo na mësoi të gjithë se duhet të nxjerrim mësime nga situata të tilla dhe të mos biem pre e provokimeve – sidomos kur jemi personazhe publike!

Ndërkohë, publiku shqiptar ka mundësinë të mësojë jo vetëm për faljet “e ndjera” pas akteve të dhunës, por edhe për artin e të kthehesh nga një proces gjyqësor në një platformë mediatike. Shumë faleminderit, televizione shqiptare, për këto modele të reja “heroizmi”! Si duket, për të qenë i ftuar në studio tani mjafton të kesh pasur një shishe qelqi dhe një skandal që bën zhurmë…/VNA

Artikulli paraprakRaporti i Amnesty International: Zyrtarët serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e…
Artikulli tjetërFOTO/ Spikatin futbollistët e Kombëtares, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës