Nga Silvinjo te golat, 10 fakte që duhet t’i dini para sfidës Gjeorgji–Shqipëri

Shqipëria luan sot në transfertën e vështirë të Gjeorgjisë. Një ndeshje që nis në orën 18:00 dhe vlen për Ligën e Kombeve. Të dyja përfaqësueset janë pjesë e grupit 1 në ligën B.

 

Më poshtë iu sjellim 10 fakte para kësaj përballje.

  1. Fituesi i përballjes së fundit mes dy përfaqësueseve është Gjeorgjia.
  2. Gjeorgjia ka 3 pikë më shumë se Shqipëria pas 3 ndeshjeve të luajtura.
  3. Të dyja skuadrat e humbën ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.
  4. Gjeorgjia nuk ka humbur asnjë nga 5 përballjet e fundit me Shqipërinë.
  5. Performanca e Gjeorgjisë në 5 ndeshjet e fundit është më e mirë se e Shqipërisë.
  6. Shqipëria ka dy ndeshje radhazi pa shënuar gol.
  7. Silvinjo nuk ka humbur asnjëherë 3 ndeshje radhazi me Shqipërinë.
  8. Shqipëria ka pësuar të paktën 1 gol në 7 ndeshjet e fundit.
  9. Gjeorgjia nuk ka humbur asnjë nga 6 ndeshjet e fundit në shtëpi.
  10. Gjeorgjia ka performancë më të mirë se Shqipëria në Ligën e Kombeve.
Exit mobile version