Nga skleroza deri tek kanceri, ja çfarë shkakton mungesa e vitaminës D

Me siguri keni lexuar nëpër artikuj të ndryshëm që mosmarrja mjaftueshëm e vitaminës D mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh. Është e rëndësishme t’i lexoni këta artikuj me kujdes, duke qenë se mund të ketë shpjegime të ndryshme për lidhjen e mungesës së vitaminës D me sëmundjet.
Studimet lidhur me vitaminën D vazhdojnë akoma, dhe mund të sigurojnë të dhëna më të sakta nëse suplementet e vitaminës D mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike.
Nga depresioni deri tek kanceri, shumë sëmundje lidhen edhe me mungesën e vitaminës D. Megjithatë, mos përhapni menjëherë panik dhe filloni të pini ilaçe, por konsultohuni fillimisht me mjekun për t’u siguruar nëse po merrni lëndët ushqyese të nevojshme.

Obeziteti
Burrat, gratë dhe fëmijët obezë janë 35% më të rrezikuar që të kenë mungesë të vitaminës D krahasuar me njerëzit e tjerë me peshë normale, dhe 24% më të rrezikuar se njerëzit mbipeshë, sipas një studimi afatgjatë të kryer në vitin 2015.
Shpjegimi që japin shkencëtarët: Obeziteti pengon trupin të përdor vitaminën D si nga rrezet e diellit ashtu edhe nga burimet ushqimore, duke qenë se grumbullohet tek qelizat dhjamore dhe nuk përthithet siç duhet në të gjithë trupin. Thënë ndryshe: Obeziteti e përkeqëson mungesën e vitaminës D.
Diabeti
Sipas një studimi spanjoll të publikuar në vitin 2015, njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe prediabeti kanë nivele më të ulëta të vitaminës D krahasuar me ata me nivele normale të sheqerit në gjak. Si njerëzit e dobët ashtu edhe ata obezë që vuajnë nga diabeti kanë nivele më të ulëta të vitaminës D. Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se mungesa e vitaminës D dhe obeziteti së bashku mund të rrisin rrezikun e diabetit dhe çrregullimeve të tjera metabolike.

Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e zemrës dhe mungesa e vitaminës D lidhen me njëra-tjetrën; një studim i vitit 2009 ka zbuluar se njerëzit me nivele jashtëzakonisht të ulëta të vitaminës D janë 3 herë më të rrezikuar të vdesin nga ataku në zemër dhe 5 herë më të rrezikuar të kenë një vdekje të papritur kardiake.
Gjithsesi, ekspertët thonë se nuk ka të dhëna që vërtetojnë për një lidhje direkte mes niveleve të larta të vitaminës D dhe uljes së rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, prandaj është shumë herë për të thënë që nëse merrni suplemente mund të përmirësoni shëndetin e zemrës.
Skleroza e shumëfishtë
Në vitin 2013, një ekip shkencëtarësh analizuan të dhënat e gati 500 pacientëve që ishin në fazat e para të zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë, një sëmundje autoimunitare që prek sistemin nervor qendror. Në fund të studimit, shkencëtarët vunë re se nivelet e larta të vitaminës D të matura në fillim të shfaqjes së simptomave (dhe pas 6, 12 dhe 14 muajsh) ngadalësuan përkeqësimin e sëmundjes. Pacientët me nivele të larta të vitaminës D kishin më pak dëmtime në tru dhe më pak probleme në të lëvizur se ata me nivele të ulëta të vitaminës D.
Kanceri kolorektal
Që ekziston një lidhje mes vitaminës D dhe rrezikut për kancer shkencëtarët e kanë ditur që nga vitet 1940, kur një shkencëtar nga Kolegji Mjekësor i Virgjinias tregoi për një lidhje mes lirisë (që parashikon ekspozimin tonë në diell, burimi kryesor i vitaminës D) dhe vdekjes nga kanceri.
Së fundmi, një analizë që i është bërë më shumë se 1 milion subjekteve studimore ka zbuluar se nivelet e larta të vitaminës D lidhen me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit kolorektal. Nga ana tjetër, një eksperiment klinik i kryer në vitin 2006 si pjesë e Iniciativës së Shëndetit të Gruas zbuloi se gratë që marrin suplemente të kalciumit dhe vitaminës D për rreth 7 vite nuk janë më pak të rrezikuara nga kanceri kolorektal se gratë e tjera. Gjithsesi, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të vërtetuar këto rezultate.

Artikulli paraprak“Freedom House”: Tahiri i lidhur me rrjetin e drogës, PS votoi kundër heqjes së imunitetit që ai të arrestohej
Artikulli tjetërMbi gjysma e trupit tonë nuk është njerëzor