Aleksandër Sergejeviç Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Më 1811, u regjistrua në një lice ku mësonin fëmijët e aristokracisë peterburgase.
Ambienti në lice la gjurmë të pashlyeshme në mendjen dhe zemrën e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idetë e anticarizmit. Që në moshë të vogël ai shkroi vjershat e para lirike për gëzimet e jetës, për dashurinë, për miqësinë dhe për natyrën. U bë i njohur me odën “Liria”, poezitë “Cadajevit” dhe “Fshati”. Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimtare. E internuan në jug në Kaukaz, ku e mbajtën në mbikëqyrje. Pushkini jetoi në jug gjatë viteve 1820-1824. Ëndërrimet liridashëse i shpalosi me frymë bajroniane.
S’do të ishte e drejtë nëse themi se poeti i madh rus jetoi një jetë të privuar. Gjithsesi, atij i dukej sikur fati dhe njerëzit ishin mizorisht të padrejtë ndaj tij. Dhe se ai kishte arsye të shumta që të ndihej i trishtuar. Së pari, ai ishte një fëmijë i padëshiruar, më pas, si çdo i ri, e përjetoi thellësisht atë çfarë po ndodhte në Rusi. Çka e shtyri të shkruante vargje politike, por edhe disa vargje të pahijshme, për shkak të të cilave e mërguan me forcë së pari në jug, në Moldavi dhe Odesa, mandej në Rajonin Pskov (390 milje në perëndim të Moskës).Mirëpo edhe atje vuajti, thuajse nga gjithçka: dashuri e pashpërblyer, të qenit larg nga miqtë dhe kryeqyteti. E torturonte fakti, që nuk kishte qenë në gjendje të merrte pjesë në kryengritjen kundër carit. Dhe, më pas, që pjesëmarrësit e saj ishin ekzekutuar ose internuar në Siberi. Pushkini kishte origjinë afrikane nga ana e stërgjyshit, Abram Petrovich Gannibal, i cili ishte një princ afrikan (nga Kameruni ose Etiopia) dhe u soll në Rusi si “dhuratë” për Pjetrin e Madh. Pjetri e rriti Gannibalin si djalin e tij të adoptuar dhe ai u bë një oficer i lartë ushtarak dhe inxhinier. Pushkini ishte krenar për këtë prejardhje dhe shkroi edhe një biografi të pambaruar për Gannibalin. Pushkini u përfshi në qarqet liberale dhe shkroi poezi me tone antimonarkike, gjë që e bëri të dyshohej nga autoritetet cariste.
Ai u internua disa herë në zona të largëta të Perandorisë Ruse dhe iu kufizua liria e lëvizjes dhe botimit. Në fëmijëri, Pushkini u rrit në një mjedis aristokratik ku flitej kryesisht frëngjisht. Ishte gjyshja dhe dadoja e tij, Arina Rodionovna, që i mësoi gjuhën ruse të vërtetë dhe folklorin, që më vonë e ndihmuan të krijonte një stil autentik rus. Pushkini vdiq në moshën vetëm 37 vjeç, pas një dueli me oficerin francez Georges d’Anthès, i cili përflitej se kishte një lidhje me gruan e Pushkinit, Natalia Goncharova. Pushkini u plagos rëndë në bark dhe vdiq dy ditë më vonë. Ky duel tronditi opinionin publik rus. Ai ishte mjeshtër i poezisë, prozës, dramës, eseistikës, madje edhe i historisë. Vepra e tij më monumentale është “Eugjeni Onegini”, një roman në vargje që është i njohur për gjuhën e pastër dhe strukturën inovative. Për shkak të përmbajtjes shpesh të lirë apo kritike, shumë nga veprat e Pushkinit u censuruan rëndë, dhe disa versione që lexoheshin në Rusi pas vdekjes së tij nuk ishin të plotë. Disa nga shprehjet më të guximshme u rikuperuan vetëm në shekullin XX.
Ai besonte fuqimisht në ogure, shenja dhe ëndrra profetike. Për shembull, para duelit fatal, kishte parë disa ëndrra të frikshme dhe e kishte ndjerë vdekjen e afërt. Ndonjëherë konsultohej edhe me fallxhore. Gjatë gjithë jetës së tij, ai u përball me 29 duele. Po, 29 herë! Ai ishte shpesh arrogant, ironik dhe i drejtpërdrejtë në shkrime dhe jetë, çka e fuste shpesh në telashe me aristokratët. Dueli me Georges d’Anthès ishte i fundit. Ai dhe gruaja e tij kishin katër fëmijë, dhe shumë nga pasardhësit e tij u martuan me familje të rëndësishme ruse. Sot, shumë familje fisnike ruse e lidhin gjenealogjinë me të – përfshirë edhe disa figura publike moderne.