Susami njihet për shkak të aromës dhe shijes së mirë që ka dhe kategorizohet në susam të zi dhe të verdhë. Produktet e shëndetshme që prodhohen nga susami janë tahini dhe vaji i susamit.
Farat e susamit përmbajnë sasi të bollshme të vitaminës B, yndyrave të shëndetshme, proteina, minerale, fibra, antioksidant si dhe komponime të tjera të shëndetshme.
Ato janë të mira për tretjen pasi përmbajnë fibra, të cilat ndihmojnë kundër kapsllëkut e diarresë ndërkohë që mbrojnë zorrën e trashë dhe ulin rrezikun nga çrregullimet gastrointestinale.
Farat e susamit ndihmojnë kundër dhimbjes së shpinës sepse përmbajnë mangan e kalcium, të cilat mundësojnë shëndet të mirë për eshtrat, ulin dhimbjen e nyjave dhe mundësojnë lëvizje më të mirë të tyre.
Susami ndihmon të mbahet në nivel të duhur sheqeri në gjak duke ulur presionin dhe duke mbrojtur enët e gjakut me anë të uljes së rrezikut nga sëmundjet kronike si ato kardiovaskulare.
Farat e susamit ndihmojnë uljen e kolesterolit sepse përmbajnë përbërësit e quajtura lignane dhe fitosterole që ndihmojnë në uljen e nivelit të yndyrave të pashëndetshme në gjak. Fitosterolet mund të ndihmojnë sistemin imunitar si dhe mund të zvogëlojnë rrezikun nga kanceri.
Susami lufton infeksionet sepse përmban veti antioksiduese dhe antibakteriale, të cilat janë të rëndësishme për sistemin imunitar.
Farat e susamit mund të bëjnë balancimin e hormoneve sepse përmbajnë përbërës që i përngjajnë estrogjenit, gjë që thuhet se ndihmon në zvogëlimin e simptomave të menopauzës tek gratë dhe përmirëson balancimin hormonal.
Një lugë gjelle susam e konsumuar në mëngjes apo në mbrëmje ndihmon trupin të mbushet me vlera të nevojshme ushqyese.