“Nga vendi më i izoluar, në vendin më të hapur”, Basha flet për jetën studentore në Hollandë dhe incidenti që e bëri të linte sportin

Në një rrëfim si asnjëherë më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha, u ndal gjatë Podcastit të sotëm në jetën studentore në Hollandë dhe incidenti që e bëri të linte sportin.

Basha: Të shkosh në 91-shin siç kam shkuar unë për herë të parë, 14 tetor të 91-shit nga Shqipëria në Hollandë. Nga vendi më i izoluar i gjithë kampit komunist, në vendin më të zhvilluar, apo ndër më të zhvilluarit dhe në ndër më liberalët, më të lirët e Europës perëndimore, sigurisht që ishte një shok kulturor. Përshtatja ishte e mirë, por shoku kulturor ishte i madh. Pastaj në 1 shtator të 93-shit u nisa për në studime. Një nga gjërat që na diferenconin me shokët e tjerë, me hollandezët përshembu, ishte se ne shijonim gjithçka. Pra gjërat që ata i merrnin për të mirëqena, ne i shijonim në maksimum. Qoftë pjesa akademike, qoftë pjesa shoqërore, qoftë pjesët eksploruese që lidhet edhe me një ambiet të ri por edhe me moshën që ke në atë moment, se unë isha 19 vjeç kur kam ikur. Dhe mendoj që kanë qenë disa universitete brenda njëri-tjetrit. Ka qenë vet universiteti i Utrektit, atëherë dhe akoma një nga universitete më të mira të botës për nivelin akademik, për mënyrën se si i priste dhe i trajtonte studentët. Ka qenë universiteti i të jetuarit në mënyrë të pavarur, të gatuarit, të larit, të hekurosurit, pra do i bësh gjithçka vet. Pra, brenda një kohe të shkurtër do të krijosh autonominë tënde në çdo aspekt. Nuk kishim konvikte, se konvikti në një farë mënyre të jep dhe një far rutine. Se ke menzën, do shkosh, nuk ke nevojë të gatuash, Ndërsa atje duhej të blije, të gatuaje, ke përgjegjësinë tënde për higjenën e dhomës tënde dhe kuzhinës së përbashkët. Dhe ky është Universiteti i Utrektit dhe pastaj marrëdhëniet njerëzore. Marrëdhëniet njerëzore në gjykimin tim kanë qenë të barazvlefshme me pjesën akademike. Pse? Ajo që mësoje ishte përgjegjësia. Domethënë një 19 vjeçar të trajonte me përgjegjësi maksimale dhe priste përgjegjësi maksimale nga ty. Ke radhën të gatuash, ke këtë orë për të shkuar në këtë aktivitet, sporti, etj.
Shoqërinë që kisha, ishte një shoqëri e hapur, është një shoqëri e hapur dhe kjo padiskutim ishte një bekim edhe në zhvillimin e marrëdhënieve personale dhe në zhvillimin e miqësive që kanë zgjatur gjithë jetën. Disa nga miqësitë e mia më të ngushta janë nga koha e universitetit. Ndoshta në mënyrë subjektive e kreditoj si diçka unike për Hollandën, madje do të thoja unike për Utrektin, është barazia në marrëdhënie. Domethënë kam pasur mundësinë, fatin, të zhvilloj marrëdhënie shoqërore si student që nga, domethënë një shok që e kam akoma i lindur në Hollandë me babain emigrant nga Greqia, e deri tek djali i tezes së mbretit aktual, një nga princat actual. Por nuk ka rëndësi, aty ishin të gjithë shokë. Dhe ky është virtyt i një shoqërie të hapur do të thoja, pa komplekse. Shoqëri pa komplekse, që të vlerësonte për atë që ishe, atë që ofroje në kontekstin që ofroje.
Jam përpjekur për një farë kohe të ushtroj sporte. Kisha luajtur vollejboll në Tiranë, por aty u themelua në 94-95, u themelua për herë të parë ekipi i futbollit amerikan. Dhe të gjithë ishin amatorë dhe ishte krijuar një ligë europiane ku ishin 3, 4 ekipe studentore nga Franca, Belgjika, Hollanda, Gjermania e veriut, Anglezët jo, se ata kishin rekby. Dhe në Hollandë, ekipim më i vjetër ishte Tilburgu. Tilburgu ishte universitetit politeknik dhe ishin 97% çuna, të gjithë për inxhinieri dhe ishin të gjithë konstrukt i madh. Pastaj ishte ekipi jonë i Utrektit, treçereku student juridiku, mjekësie, çuna elegantë, me flokë të gjatë. Dhe vjen një ditë, ishte tetori i 95-ës, s’kishim fushë ku të luanim dhe luanim në një fushë parku diku në qytet. Filloi një shi i lehtë, mu më kishin vënë atë që quhet quarterback, një farë organizatori. Loja ka dhë përplasje trupore të fortë, bëhem gati unë, nis procesin e hedhjes së topit, në atë moment nisen dy trupmëdhenj, njëri nga e djathta dhe tjetri nga e majta. Nisen, më fusin në mes dhe më bëjnë një tuist, faktikisht nxorra shpatullën nga vendi dhe përfundova në spital. Pastaj hoqa dorë dhe për një kohë të gjatë duhej të rehabilitoja krahun, edhe volejbollin nuk rekomandohej.

Exit mobile version