Nga vota e diasporës te formula e shpërndarjes së mandateve të deputetëve, çfarë pritet të diskutohet sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Pritet të nisin punimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërkohë që pritet për t’u parë në rast se edhe kjo mbledhje do të jetë në një linjë me atë të një jave më parë, ku opozita tentoi të bllokonte punën.

Gjithashtu mbetet për t’u parë në rast se bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj do të jetë pjesë e mbledhjes.

Gazetari Ergys Gjenccaj raporton për News24 se në Komision pritet të adresohen çështjes të rëndësishme siç janë si vendimet e Kushtetueses për votën e diasporës dhe formula e shpërndarjes së mandateve të deputetëve.

Kujtojmë se në seancën e së premtes së kaluar ishin deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi ato që tentuan të bllokonin punimet në komision, ndërkohë që morën edhe masën përjashtim 10 ditë nga Kuvendi për këtë fakt.

Exit mobile version