Gjatë konferencës së tij për shtyp, kreu i PD, Lulzim Basha, u ndal edhe në atë që ai e quajti si dëm të pallogaritshëm të qindra-mijëra familjeve shqiptare dhe më konkretisht te rialokimi i 30 milionë eurove, që fillimisht ishin destinuar për ish-pronarët, por me votimin e ditës së enjte në parlament, do t’i shkojnë AlbControlit.
Një gjë e tillë, sipas Bashës, vjen si pasojë e reduktimit të aktivitetit parlamentar në një zhurmë të pakuptimtë që humbasin njerëzit dhe përfiton vetëm qeveria.
Basha shprehet se, ndonëse mazhoranca dhe Edi Rama ishin betuar që Becheti nuk do të merrte asnjë qindarkë nga lekët e buxhetit të shtetit, ky vendim tregon pikërisht të kundërtën.
“Duke u futur edhe këtë jave, duke e reduktuar aktivitetin parlamentar në një zhurmë të pakuptimtë nga e cila pëfiton qeveria, ditën e enjte është bërë një dëm i pallogaritshëm qindar mijara familjeve shqiptare. Ku kanë kaluar 11 ligje dhe vendime pa diskutim, mes tyre edhe rialokimi I 30 milionë eurove që fillimisht ishin të destinuar për pronarët dhe që tani me këtë vendim i shkojnë ALB Control-it. I shkojnë ALB Controlit sepse ERO Control nuk paguan më, sepse ia paguan Beketit ato lekë. Ato lekë që siç e keni parë me dhjetëra herë që u betua e u përbetua Edi Rama që nuk do marrë asnjë qindarkë, miliona euro i merr Beketi nga arbitrazhi që ka fituar dhe I merr nga paratë e Shqipërisë nga Euro Control në Bruksel. Miliona euro dhe ngelet Alb Control pa para, Agjencia e Kontrollit të Fluturimeve Ajrore në Shqipëri. E çfarë bën, i heq paratë nga kompensimi i pronarëve dhe ia çon Alb Controlit, de fakto ia çon Beketit.”
Basha më tej u shpreh se “e gjithë kjo është rezultati i mjerë i mosopozitës, i bilbilave, i aksionit të dështuar që vetëm sa fuqizon Edi Ramën, e bën më arrogant, më arbitrar dhe dëmton palcërisht interesin e qytetarëve, që dëmton palcërisht edhe prioritetet programore të Partisë Demokratike”.