Ngadalësohet turizmi, hyrjet e shtetasve të huaj në qershor shënojnë rritjen më të ulët të këtij viti

Ritmet e rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj në vend në muajin qershor janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT bënë të ditur se në vend në qershor hynë gjithsej 1.24 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 23.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viit më parë.

Një muaj më parë, në maj, hyrjet e të huajve ishin rritur me 38%. Rekordin për këtë vit e mban shkurti, me një zgjerim prej 55%, në një tregues se turizmi po shtrihet përgjatë gjithë vitit, teksa vendi po tërheq gjithnjë e më shumë udhëtarë të interesuar jo më vetëm për detin, por edhe për historinë, kulturën, kulinarinë.

Për periudhën janar- qershor, hyrjet e shtetasve në vend janë rritur me 34%, nga 38% që ishte zgjerimi për 5 mujorin.

hyrje 1
Burimi: INSTAT

Dy vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar periudhën më të mirë historike për turizmin, me hyrjet e shtetasve të huaj që i arritën 10 milionë në 2023. Tendenca pozitive ka vijuar edhe këtë vit, por me fillimin e verës rritja e çmimeve duket se ka frenuar disi të huajt që në Shqipëri vijnë kryesisht për shkak se vendi reklamohet si një destinacion i lirë.

 

Shifrat

Sipas INSTAT, gjatë muajit Qershor 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar, 1.921.208 shtetas shqiptar dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me Qershor 2023.

1.788.916 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

HYRJE 2
Burimi: INSTAT

Në Qershor 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 676.241, duke pësuar një rritje me 17,7 %, krahasuar me Qershor 2023.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.244.967. Ky numër është rritur me 23,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në muajin Qershor 2024, 642.471 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me Qershor 2023.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2024, janë 1.146.445. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 25,4 %.

HYRJE 3
Burimi: INSTAT

Në Qershor 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.174.197 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 41.921 dhe 11.103 shtetas.

Në Qershor 2024, krahasuar me Qershor 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë:

• rritje, për qëllime personale me 23,2 %;

• rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj., me 25,1 %;

• rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 57,2 %.

 


Revista Monitor

Artikulli paraprakFjalimi i Lulzim Bashës sot, është në fakt përgjigjja e shumë e pse-ve!
Artikulli tjetërShqipëria humb çdo vit 50 mijë qytetarë, popullsia në 20 vende të BE-së rritje falë emigracionit