RASFF është një sistem alerti që ka ngritur komisioni europian për të gjithë produktet ushqimore që kapen në doganë me ngarkesa të ndryshme pesticidesh apo kimikatesh.
Flamuri shqiptar shfaqet disa herë në këtë regjistër, që do të thotë se produktet shqiptarë janë kapur me pesticide mbi normën e lejuar.
Në shkurt të vitit 2023 në një ngarkesë me lakër që po shkonte drejt Kroacisë u gjet me oxamil mbi normën e lejuar. Rasti u raportua nga Kroacia edhe pse në Shqipëri kaloi në heshtje dhe askush nuk u morr me çështjen.
Në mars 2023 u dedektua prani e klor-pirifos, një substancë e ndaluar në lulen e margaritës.
Më tej, në muajin prill u kap sërish ndotje mbi normat në produktet shqiptare.
Qepët e njoma të pranverës, teksa ishin nisur për eksport rezultuan me nivel mbi normë me pesticidin dodinë.
Edhe specat rezultuan me pesticide mbi normë, dhe me produkte që kishin dalë jashtë përdorimit.
Mbetje pesticidesh u raportua edhe te domatet që shkuan për eksport.
Lulet e radhiqes po ashtu rezultuan me salmonelë dhe tejaklim të normave për disa lloj pesticidesh dhe ushqyesish.
Në dhjetor të vitit 2023, u raportua probleme me luleshtrydhen një prej frutave kryesore në listën e produkteve shqiptare që eksportohen.
Këto janë rastet e raportuara, kur janë kapur nga të huajt, ndërsa dyshohet se me dhjetra raste të tjera kapen nga vetë eksportuesit apo autoritetet shqiptare por nuk raportohet. Këto zbulime, tregojnë se ngarkesat që shpërndahen në tregun vendas, mbërrijnë në tryezat tona pa iu nënshtruar kontrolleve.
‘Ne ia kemi besuar AKU. AKU hyn në lojë kur analizat në Gjermani dalin me ngarkesa mbi normën atëherë AKU hyn në lojë si kopfini pas të vjelit duke vënë ndonjë gjobë’ u shpreh Eduart Sharaka, ekspert i politikave bujqësore.