Ngërç POLITIK në Kosovë/ Kuvendi ende pa drejtues pas 17 herë konstituim

Seanca e 17-të e thirrur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi sërish.

Kryetarët e partive politike refuzuan një kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje që seancat të vijojnë të zhvillohen një herë në javë, njësoj siç refuzuan edhe votimin e fshehtë për kryetarin e Parlamentit.

Seanca e radhës do të mbahet më 19 maj.

Dy ditë më parë në proces u përfshi edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila mblodhi në takim kryetarët e forcave të mëdha dhe pakicat shqiptare.

Pas takimeve, Osmani tha se po shpreson të gjendet një rrugëzgjidhje politike, por nëse jo, atëherë Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do t’i japë drejtim zgjidhjes së situatës.

Artikulli paraprakKërkesat e Eqrem dhe Syrja bej Vlorës drejtuar Austro-Hungarisë për çështjen shqiptare në vitin 1904
Artikulli tjetër5 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar/ Ergys Mërtiri: Rama ilegjitim, ia ka dalë të vrasë qytetarinë