Ngërçi politik në Kosovë, dështon dhe seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kosovës kanë dështuar sërish për konstituimin e Kuvendit edhe në seancën e 23-të ditën e sotme.

 

Kete të enjte sërish nuk mori votat e mjaftueshme formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Seanca e radhës do të mbahet më 31 maj në ora 10:30.

Nga 111 deputetë që ishin në sallë, 55 deputetë votuan pro, një kundër dhe s’pati abstenim.

Është hera e 15-të që ky komision nuk merr votat e shumicën.

Pas dështimit përfaqësues të partive politike kanë fajësuar njëri-tjetrit teksa asnjëri nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngërçin e krijuar.

Exit mobile version