Ngjarja e papritur e Leçes, ndihmon Gjimshitin, mbrojtësi ka edhe dy ditë kohë më shumë

Berat Gjimshiti ishte në luftë me kohën për të qenë i gatshëm për skuadrën e Atalantës për ndeshjen ndaj Leçes këtë të premte. Por ngjarja e rëndë që ndodhi në klubin e Ramadanit dhe Beirshës, i ka dhënë në njëfarë mënyre një ndihmë mbrojtësit kuqezi.

Gjimshiti do të vlerësohej nga stafi mjekësor i Atalantës gjatë mëngjesit të sotëm para se të vendosej nëse do të ishte i gatshëm apo jo për ndeshjen ndaj Leçes.

Por pas vdekjes së papritur të fizioterapistit të kësaj skuadre dhe shtyrjes së ndeshjes për të dielën, mbrojtësi kuqezi do të ketë më shumë mundësi riaftësimi.

Ai shihet si një nga elementët më të rëndësishëm të prapavijës së skuadrës, pasi di mirë çfarë kërkon trajneri Gasperini. Ndaj rikuperimi i tij në ndeshjet e fundit të Serisë A, kur vendoset lufta për Ligën e Kampioneve, ishte kthyer në një objektiv të rëndësishëm për stafin mjekësor të klubit.

Exit mobile version