Ngjarja e rëndë në Elbasan, kërkohet hetim penal për dy zëvendësdrejtorët e Policisë  

Ka nisur një hetim penal ndaj dy zëvendësdrejtorëve të Policisë së Elbasanit, të cilët edhe pse ndodheshin në vendin e ngjarjes, nuk mundën të parandalonin përplasjen me armë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona.

Burime kanë bërë të ditur se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka vendosur që të marrë në ndjekje penale dy zëvendësdrejtorët Albert Nushi e Niko Palla.

Hetimet për rastin po kryen në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit. Nga raportimet mësohet se vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim më të shpejtë nga ana e zyrtarëve. Këta të fundit, në momentin e vrasjes kanë qenë në vendngjarje.

SHÇBA ka vendosur nën hetim të paktën 10 persona, mes të cilëve edhe dy zv.drejtorët e policisë.

Exit mobile version