Ngjarja e Rinasit/ Presidenti: Cënim serioz i sigurisë kombëtare, para drejtësisë grabitësit dhe zyrtarët e lartë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ashpër për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditëne  djeshme në Aeroportin e Rinasit ku banda grabiti 10 milionë euro. Meta i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë menjëherë hetimet ndaj të gjitha institucioneve ligjzbatuese, dhe të çojë para drejtësisë të gjithë personat të cilët me papërgjegjshmërinë e tyre u bënë shkaktarë të grabitjes së djeshme në Rinas.

Meta tha para mediave se vitin e shkuar në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të gjitha palët e pranishme në tryezë kishin rënë dakord për forcimin e sigurisë në vend dhe ato autoportuale, pasi ishin cënuar disa herë nga krimi.

Presidenti Meta tha se, “Bazuar mbi raportet paraprake të përcjella nga institucionet përgjegjëse, kam ngritur në mënyrë të veçantë shqetësimin lidhur me:
Mungesën e përgjegjësive të qarta mbi sigurinë në Aeroportin Nënë Tereza;

Mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e duhur të Policisë së Shtetit në rast rreziku.

Këto shqetësime u mbështetën dhe u evidentuan edhe nga përfaqësuesit e disa Institucioneve të rëndësishme në këtë mbledhje.

Në konkluzion të kësaj pike të axhendës u evidentua domosdoshmëria e trajtimit urgjent të të gjithë problematikës dhe zgjidhjen e saj përfundimtare.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, detyrat e dala për secilin institucion u janë përcjellë zyrtarisht të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më 8 qershor 2018, sipas përgjegjësive përkatëse.

Ndër këto detyra, është kërkuar ngritja urgjent e grupit të përbashkët të punës nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për trajtimin dhe zgjidhjen përfundimtare të të gjithë problematikës së sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, sikurse u evidentua edhe gjatë ngjarjes së grabitjes së parë brenda pistës së fluturimeve.

Në këto kushte, si President i Republikës e konsideroj ngjarjen e përsëritur të grabitjes së djeshme brenda territorit të aeroportit “Nënë Tereza” cënim serioz të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të vendit.”, deklaroi President ii Republikës Ilir Meta.

Screenshot 9 8

Artikulli paraprakSi në luftë, ushtria në aeroport, reagimi i fortë i Bashës: Rama, përgjegjës për grabitjen, grusht shteti
Artikulli tjetër“Lideri global” humb toruan me median ndërkombëtare, paralajmëron BE-në për negociatat…