Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas ngjarjes sëe rëndë të ndodhur në Gjirokastër, ku një burrë i vuri flakën gruas së tij me benzinë.
Basha shkruan në reagimin e tij se, dhuna ndaj grave është një plagë e madhe që kërkon një kurë të shpejtë.
Reagimi i kryetarit Basha
Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike.
PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet.